Si funksionon EshopWedrop?
HAPI 1 – Pasi të jeni regjistruar, ju do të pajiseni me adresat personale postare EshopWedrop për blerje online, në Britaninë e Madhe dhe Itali, së shpejti edhe në Gjermani, Francë, Poloni, SHBA. Regjistrohuni këtu
HAPI 2 – Blini online në çdo dyqan që preferoni. Këtu mund të gjeni disa ide dyqanesh, por jeni të lirë që të blini nga çdo dyqan tjetër që të dëshironi! Ide blerjesh
HAPI 3 – Në momentin e përfundimit të blerjeve në faqet e dyqaneve online, shënoni adresën tuaj personale EshopWedrop, duke përfshirë edhe ID-në tuaj EshopWedrop (pjesë e adresës). Shumë dyqane online kërkojnë dy linja adrese. Kështu, ne japim dy linja për adresën tuaj të blerjes (prandaj në adresat e blerjeve do gjeni dy linja Adresa Linja 1/Adresa Linja 2) Merrni adresën tuaj
HAPI 4 – Prisni konfirmimin tonë që porosia ka mbërritur në adresën tuaj postare EshopWedrop. (Ju lutem merrni parasysh kohën e shpërndarjes në shtetin përkatës sipas opsionit të shpërndarjes lokale që keni përzgjedhur kur bëtë porosinë online). Sapo dërgesa juaj të mbërrijë në magazinën e EshopWedrop, do të kujdeset ekipi ynë që ta dërgojë pakon në Shqipëri.
HAPI 5 – E dimë që ndonjëherë blerjet online mund të jenë stresuese, prandaj ne ju informojmë rregullisht me e-mail për vendodhjen dhe statusin e pakos tuaj, ose ju mund ta kontrolloni atë vetë në çdo kohë, duke hyrë në llogarinë tuaj EshopWedrop, ose duke përdorur Track & Trace të disponueshëm në faqen zyrtare të EshopWedrop. Gjurmoni pakon tuaj
HAPI 6 – Ju do të merrni një njoftim me e-mail, sapo pakoja juaj të ketë mbërritur në Shqipëri. Doni që t’ju dorëzohet në shtëpi? Në adresën e punës? Apo preferoni që ta merrni personalisht nga një pikë shpërndarje? Mund të zgjidhni mundësinë më të leverdishme për ju, pasi pakoja të ketë mbërritur në Shqipëri. Opsionet e shpërndarjes