Cilat janë dimensionet e standarteve maksimale të lejuara për një pako?
Aktualisht, dimensioni standart maksimal për një pako është 210 cm për një anë. Nëse pakoja i kalon 210 cm në një nga anët e saj, ju do të kontaktoheni për aplikimin e tarifave shtesë. Pasi të jenë mbuluar kostot shtesë, pakoja do të procesohet nga magazina e origjinës dhe do të dorëzohet juve.
Për disa vende të origjinës, mund të ketë limite më të ulëta të dimensioneve të lejuara, siç tregohet në seksionin FAQ (pyetje të shpeshta) në faqen online EshopWedrop.