Hyr
4.6

Çfarë është EDee?

EDee është një opsion i cili mundëson dorëzimin automatikisht të dërgesave tuaja dhe që ju jep mundësinë ti pranoni ato pa qenë nevoja të lidheni më shumë se një herë në llogarinë tuaj EshopWedrop.

Çfarë do të thotë dërgesë automatike?

EDee është një opsion për dërgesa automatike, çka do të thotë se nëse aktivizohet, porositë online do t’ju dorëzohen automatikisht, bazuar në preferencat që përcaktoni vetëm një herë në llogarinë tuaj personale EshopWedrop.

A është EDee një opsion i detyrueshëm?

EDee nuk është i detyrueshëm, por një shtesë opsionale të cilën mund ta aktivizoni në llogarinë tuaj personale EshopWedrop, falas!

Nëse vendosni të aktivizoni funksionalitetin tonë EDee, mjafton të plotësoni informacionin e nevojshëm në llogarinë tuaj EshopWedrop, në seksionin ‘Pakot e mia’ dhe në të ardhmen porositë do t’ju dërgohen bazuar në këtë informacion që keni mundësuar. Gjithashtu, ju jeni të lirë ta çaktivizoni funksionin në çdo kohë.

Ju lutem, kini parasysh: Edhe nëse vendosni të mos e përdorni EDee, pakot tuaja do të dërgohen në magazinën e origjinës, kështu që Edee nuk do të ndikojë në udhëtimin e pakove tuaja nëse nuk përdoret si shërbim.

Nëse e aktivizoj EDee, a do të përfshijë ai porositë në pritje në llogarinë time?

Nëse vendosni të aktivizoni EDee por në llogarinë tuaj keni tashmë porosi në pritje, preferencat që keni përcaktuar do të vlejnë vetëm për ato pako që shtohen në llogarinë tuaj pas aktivizimit të shërbimit EDee. Pakot që ekzistojnë tashmë në llogarinë tuaj, nuk mund të automatizohen dhe prandaj duhet të ndjekin procesin e porositjes manuale.

Si funksionon EDee?

EDee ju jep mundësinë të përzgjidhni paraprakisht opsionet e dërgimit që dëshironi të përdoren për porositë tuaja, vetëm NJË HERË, dhe më pas, çdo herë që përdorni EshopWedrop për dorëzimin e pakove, EDee do të kryejë të gjithë procesin sipas preferencave që keni përcaktuar në fillim!

Për shembull: Nëse përzgjidhni paraprakisht si preferenca opsionin e dorëzimit të pakove në shtëpi dhe përdorimin e të njëjtës metodë pagese për të gjitha porositë tuaja, atëherë Edee do t’i kryejë porositë tuaja të ardhshme sipas këtyre preferencave, pa kërkuar më ndërhyrjen tuaj.

Si mund të aktivizohet EDee?

Hapi 1 à Hyni në llogarinë tuaj EshopWedrop dhe shkoni në faqen ‘Pakot e mia’.

Hapi 2 à Aktivizoni EDee.

Hapi 3 à Zgjidhni preferencat e dërgimit për të cilat dëshironi të kujdeset EDee.

A ka një limit maksimal për përmasat e pakove për dërgesat e automatizuara?

Nuk ka një madhësi maksimale të pakos për dërgesat e automatizuara, me përjashtim të rasteve kur zgjidhni opsionet tona C&C (dollapët e pakove / dyqanet e pakove). Nëse zgjidhni një nga opsionet tona C&C dhe pakoja juaj është më e madhe se maksimumi i lejuar, atëherë EDee do të përdorë opsionin dytësor të dërgimit që keni përcaktuar në settings për EDee.

Gjithashtu, nëse po përdorni shërbimin e tërheqjes në një pikë shpërndarjeje ose dorëzimin e pakos në derë, ju lutemi kontrolloni për kufizime të mundshme të korrierit.

Çfarë ndodh nëse përdor EDee por zgjedh si opsion pagesën me para në dorë në momentin e dorëzimit?

Nëse keni zgjedhur opsionin e pagesës "cash në momentin e dorëzimit", EDee do të kujdeset për shpërndarjen dhe do t'i dërgojë pakot tuaja në magazinën e vendit tonë. Pasi pakot të kenë mbërritur, ju mund t’i tërhiqni dhe të paguani me para në dorë.

Në të njëjtën mënyrë, EDee mund të organizojë dorëzimin e pakove në shtëpi dhe pagesa mund të kryhet kur pakot të kenë mbërritur në adresën tuaj.

Çfarë ndodh nëse përdor EDee por zgjedh që të dërgoj një pako në një adresë tjetër?

Nëse dëshironi, EDee mund të aktivizohet/çaktivizohet për një pako individuale. Për shembull, nëse EDee është aktivizuar, por një pako duhet të dorëzohet në një mënyrë të ndryshme nga të tjerat në llogari, EDee mund të çaktivizohet vetëm për këtë pako individuale. Pastaj, pakoja në fjalë, thjesht duhet të porositet sipas mënyrës së zakonshme.

A do të informohem në lidhje me ecurinë e pakos time me EDee?

EDee do t'ju dërgojë të reja me email për statusin dhe ecurinë e porosisë tuaj për t'ju mbajtur plotësisht të informuar për çdo hap të rrugës.

A është EDee i përshtatshëm për mua?

EDee është opsioni i duhur për ju nëse ju pëlqen që procesi i blerjeve online të jetë i shpejtë dhe i thjeshtë. Kjo nënkupton më pak njoftime me email (nëse vendosni të merrni më pak) dhe më pak hyrje në llogarinë tuaj. Sidoqoftë, ndjekja e porosive dhe përditësimet mbi dërgesat janë gjithmonë të disponueshme për t’u aksesuar në faqen e internetit.

A do të kujdeset EDee për detajet e klientit?

Në rast se vendosni të aktivizoni EDee për pakot nga SHBA-ja, ju lutemi kini parasysh se EDee nuk mund të vendosë detaje doganore në llogarinë tuaj në emrin tuaj. Ju duhet të hyni në llogari dhe t'i vendosni këto detaje në mënyrë manuale. Pasi të jenë ngarkuar këto dokumente, EDee mund t’jua dërgojë pakon nga SHBA-ja dhe të përfundojë procesin e automatizuar.

A mund ta përdor EDee për më shumë se një pako?

EDee funksionon vetëm nëse i porositni pakot individualisht, pra një nga një, pasi për momentin kjo mundësi nuk është e disponueshme për konsolidimin e pakove në një porosi të vetme. Në të ardhmen do ta kemi këtë mundësi, prandaj qëndroni të informuar!

A mund ta përdor EDee për një pako të vetme?

EDee mund të aktivizohet vetëm për një pako nëse dëshironi. Ky opsion është i dobishëm për ata që mund të ndodhen larg kur do të dorëzohet pakoja e tyre. Nëse keni një pako në llogarinë tuaj dhe dëshironi të automatizoni procesin e dorëzimit për të, kjo mund të realizohet duke shkuar në seksionin "Pakot e mia" në llogarinë tuaj dhe duke aktivizuar EDee për këtë pako. Pasi të jetë marrë pakoja, EDee do të kujdeset për t’jua dorëzuar.

Çfarë ndodh nëse e aktivizoj EDee por më pas vendos se nuk është i përshtatshëm për mua?

EDee mund të çaktivizohet dhe riaktivizohet sa herë që të dëshironi. Mjafton të hyni në llogarinë tuaj dhe të shkoni në seksionin ‘Pakot e mia’, ku do të keni mundësinë të komandoni butonin On/Off për të aktivizuar ose çaktivizuar EDee.

Ju lutemi vini re: Nëse vendosni të aktivizoni EDee, preferencat që keni vendosur do të funksionojnë vetëm për ato pako që shtohen në llogarinë tuaj pas aktivizimit. Kjo do të thotë se çdo pako që ishte në llogarinë tuaj përpara se të aktivizonit EDee, nuk do të automatizohet dhe për këtë arsye do të ndjekë procesin e porosisë manuale.

Gjithashtu, EDee mund të aktivizohet/çaktivizohet për një pako individuale nëse dëshironi. Për shembull, nëse EDee është aktivizuar, por një pako duhet të dorëzohet në një mënyrë të ndryshme nga të tjerat në llogari, EDee mund të çaktivizohet vetëm për këtë pako individuale. Pastaj, pakoja në fjalë duhet të porositet sipas mënyrës së zakonshme.

Pse është falas EDee? A ka kosto të fshehura?

Ne e ofrojmë EDee absolutisht falas për momentin sepse duam t'u ofrojmë klientëve tanë përvojën më të mirë të mundshme të blerjeve online. Duke marrë parasysh komentet që marrim çdo ditë nga klientët, ne përpiqemi të gjejmë zgjidhjet më të mira në mënyrë që shërbimi të jetë sa më i thjeshtë, efikas dhe i kënaqshëm, dhe në këtë aspekt EDee ndihmon në çdo drejtim.

Kontakte

Keni më shumë pyetje? Na telefononi dhe anëtari i ekipit tone do të jetë i lumtur t'ju ndihmojë

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General - October
General - October
Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar