Hyr
4.6

Pyetje të shpeshta

Si funksionon EshopWedrop?

HAPI 1 – Pasi të jeni regjistruar, ju do të pajiseni me adresat personale postare EshopWedrop për blerje online, në Britaninë e Madhe dhe Itali, së shpejti edhe në Gjermani, Francë, Poloni, SHBA.  Regjistrohuni këtu

HAPI 2 – Blini online në çdo dyqan që preferoni. Këtu mund të gjeni disa ide dyqanesh, por jeni të lirë që të blini nga çdo dyqan tjetër që të dëshironi! Ide blerjesh

HAPI 3 – Në momentin e përfundimit të blerjeve në faqet e dyqaneve online, shënoni adresën tuaj personale EshopWedrop, duke përfshirë edhe ID-në tuaj EshopWedrop (pjesë e adresës). Shumë dyqane online kërkojnë dy linja adrese. Kështu, ne japim dy linja për adresën tuaj të blerjes (prandaj në adresat e blerjeve do gjeni dy linja Adresa Linja 1/Adresa Linja 2) Merrni adresën tuaj 

HAPI 4 – Prisni konfirmimin tonë që porosia ka mbërritur në adresën tuaj postare EshopWedrop. (Ju lutem merrni parasysh kohën e shpërndarjes në shtetin përkatës sipas opsionit të shpërndarjes lokale që keni përzgjedhur kur bëtë porosinë online). Sapo dërgesa juaj të mbërrijë në magazinën e EshopWedrop, do të kujdeset ekipi ynë që ta dërgojë pakon në Shqipëri.

HAPI 5 – E dimë që ndonjëherë blerjet online mund të jenë stresuese, prandaj ne ju informojmë rregullisht me e-mail për vendodhjen dhe statusin e pakos tuaj, ose ju mund ta kontrolloni atë vetë në çdo kohë, duke hyrë në llogarinë tuaj EshopWedrop, ose duke përdorur Track & Trace të disponueshëm në faqen zyrtare të EshopWedrop. Gjurmoni pakon tuaj 

HAPI 6 – Ju do të merrni një njoftim me e-mail, sapo pakoja juaj të ketë mbërritur në Shqipëri. Doni që t’ju dorëzohet në shtëpi? Në adresën e punës? Apo preferoni që ta merrni personalisht nga një pikë shpërndarje? Mund të zgjidhni mundësinë më të leverdishme për ju, pasi pakoja të ketë mbërritur në Shqipëri. Opsionet e shpërndarjes

Përse duhet të përdor EshopWedrop?

Me mijëra blerës online në Europë përdorin EshopWedrop si shpërndarës të pakove, kur blejnë online jashtë shtetit të tyre.

Këtu janë disa arsye pse EshopWedrop mund të jetë ortaku juaj i preferuar në blerjet online:

Akses ndaj markave tuaja të parapëlqyera: Me EshopWedrop ju keni akses ndaj produkteve të lira dhe me cilësi të lartë nga shitësit online më të mëdhenj në Europë. Edhe nga ata që nuk shpërndajnë në Shqipëri. Sepse këtë mund ta bëjë EshopWedrop!

Akses ndaj uljeve nëpër të gjithë Europën: Të gjithë e dimë se bëhen ulje të mëdha online nëpër tregje të ndryshme, si përshembull në Mbretërinë e Bashkuar. Në Shqipëri, shumica e këtyre produkteve janë më të shtrenjtë, ose nuk janë të disponueshëm fare! Me EshopWedrop tashmë ju mund të blini çdo produkt dhe të përfitoni nga uljet në tregjet online të Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë.

Gruponi porositë tuaja: Ju mund të doni që të blini produkte nga dyqane të ndryshme, ose edhe nga shtete të ndryshme, gjë që mund të rezultojë në çmime të larta shpërndarjeje. Me EshopWedrop ju mund t’i gruponi të gjitha porositë në një porosi të përbashkët dhe në një numër gjurmimi, në mënyrë që të gjitha pakot tuaja të dorëzohen së bashku dhe të mund të kurseni para dhe kohë kur ti pranoni ato.

Llogaritësi i Çmimit – Llogaritni tarifat e transportit të mallit, para se të kryeni blerjet. Me anë të llogaritësit, ju mund të vlerësoni kostot e transportit të pakove në adresën tuaj në Shqipëri. Konsultoni Llogaritësin e Çmimit EshopWedrop për të vlerësuar se sa janë kostot e dërgimit të pakos tuaj. Vizitoni Logaritësin e çmimit

Shumëfishoni mundësitë e shpërndarjes – Blerje online do të thotë blerje të leverdishme!

E doni dërgesën në shtëpi? Në punë? Apo mbase t’i bëni surprizë një miku?

Mund të zgjidhni atë që është më e përshtatshme për ju, sepse EshopWedrop ofron një shumëllojshmëri opsionesh dorëzimi dhe të Pikave të Shpërndarjes nëpër Shqipëri. Gjeni Pikën e Shpërndarjes që është më e përshtatshme për ju, duke klikuar këtu: Mundësitë e Shpërndarjes

Çfarë mallrash mund të transportohen nga SHBA-ja në Shqipëri?

Magazina e Origjinës EshopWedrop në SHBA, ndodhet në Nju Jork. Kjo do të thotë se, sa herë që ju blini online, mallrat e blerë do të dërgohen në Magazinën e Origjinës në SHBA, më pas ato do të transportohen në magazinën në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet Aeroportit Heathrow dhe së fundmi, do t’ju dorëzohen juve në Shqipëri.

Kur pakot mbërrijnë në Aeroportin Heathrow të Londrës, ato i nënshtrohen formaliteteve të importit nga dogana – në këtë mënyrë, pakot më pas mund të qarkullojnë në çdo vend të Bashkimit Europian, pa qenë e nevojshme të kalojnë nëpër kontrolle të mëtejshme doganore gjatë tranzitit apo në destinacion.

Më poshtë gjeni listën e produkteve që nuk mund të transportohen nga SHBA-ja në Europë, në përputhje me rregullat doganore të Mbretërisë së Bashkuar:

  • Dhe/tokë, bimë, rrënjë bimësh, fara, pemë, minerale, tagji për kafshë, pleh mineral, lule dhe bimë dekorative.
  • Perime, rrënjë perimesh, fruta, patate, produktet e bulmetit dhe produkte të tjera shtazore – mish, vezë, mjaltë, qumësht.
  • Mishi dhe varietetet e mishit – përfshirë sallamin, proshutën, salçiçet dhe mishin e grirë.
  • Produkte që prishen, të çfarëdo lloji.
  • Çdo ushqim, vitaminë, ilaç apo produkt kozmetik që ka marrë Paralajmërim për Sigurinë e Konsumatorit.
  • Kafshë të gjalla apo të vdekura, bletë, krustace dhe insekte të tjera, përfshirë edhe jovertebrorët ujorë, lëkura dhe gëzofë të papërpunuar kafshësh.
  • Dru, qymyr druri, hekur dhe çelik, magnete, plehra dhe mbeturina.
  • Para, përfshirë monedhat, kartat e kreditit, kartat e debitit, kartëmonedhat, bankënotat, çeqet qarkulluese.
  • Vepra arti apo objekte personale me vlerë.
  • Stoli të çmuara, diamantë, gurë të çmuar, platin, flori, argjend, apo objekte të çmuara.
  • Bateri, lëndë plasëse, substanca të ndezshme, produkte kimike, sulfate, lëndë djegëse minerale, rrëshirë, apo substanca të tjera të rrezikshme/radioaktive.
  • Aerosole, ngrohës uji, bidona me karburante motorike, benzinë, naftë dhe karburante të tjera, ndezës që përmbajnë lëndë djegëse.
  • Gaz lotsjellës, spërkatës me gaz & piper, bombula që përmbajnë gaz, bombula / kontenierë bosh gazi, maska gazi & filtra për maska gazi.
  • Thika, armë.
  • Fishekzjarre, barut, fishekë, armë zjarri, armatime, reaktorë bërthamorë, eksplozivë, municione, pajisje ushtarake, spërkatës për vetëmbrojtje, airbag.
  • Droga të paligjshme, droga psikodelike, narkotikë, produkte farmaceutike (përfshirë ato veterinare), pesticide, herbicide, fungicide.
  • Lëngje, duhan apo pije alkoolike me një përqendrim më të madh se 70%.
  • Sheqer dhe kripë.
  • Parfum, vajra esencialë apo manikyr.
  • Produkte/ paisje fotografike.
  • Drithëra, brumëra apo produkte të ndryshme ushqimore për kafshët shtëpiake.

Prioriteti ynë është të sigurojmë që mallrat tuaja të çdoganohen dhe t’ju dorëzohen juve. Megjithatë, në rastin e pakove që përmbajnë produkte si ato të listuara më sipër, ne nuk jemi përgjegjës për humbjet tuaja. Autoritetet mund t’i konfiskojnë dhe t’i shkatërrojnë këto artikuj.

Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që kjo mund të shkaktojë.

Ju lutem, para se të kryeni një dërgesë, lexoni Termat dhe Kushtet tona – 3.10 (3) përsa i përket përmasës, paketimit dhe përmbajtjes së lejueshme të pakos.

Çfarë është Adresa Personale Postare EshopWedrop?

Pasi të jeni regjistruar, you do të pajiseni me adresat personale postare për blerje online në Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali, ndërkohë shumë shpejt në Francë, Poloni dhe SHBA. Këto adresa mund t’i gjeni duke hyrë në llogarinë tuaj personale EshopWedrop.

Këto janë adresat e magazinave kryesore të EshopWedrop. Kur ju blini online dhe përdorni një nga këto adresa, pakot tuaja dërgohen në magazinën EshopWedrop të shtetit ku keni kryer blerjet.

Falë këtij procesi, ndonjëherë ju mund të përfitoni edhe nga ofertat e transportit të mallit falas, që ofrojnë shpesh shitësit me pakicë për blerësit e tyre. Pra, kjo do të thotë se do t’ju duhet të paguani vetëm çmimin që EshopWedrop të transportojë pakon tuaj deri në Shqipëri.

Shembull: Keni porositur një libër nga Amazon.co.uk që kualifikohet për transport falas brenda Mbretërisë së Bashkuar dhe ju keni përdorur adresën tuaj personale postare EshopWedrop pasi keni kryer blerjet. Kjo do të thotë që pakoja juaj do të dërgohet fillimisht në magazinën e EshopWedrop në Mbretërinë e Bashkuar, duke ju lejuar të përfitoni nga transporti falas i mallit që oferrohet shpesh herë në Amazon.co.uk. Më pas porosia juaj do transferohet nga magazina në Mbretërinë e Bashkuar, drejt Shqipërisë dhe ju do të paguani për këtë shërbim, në varësi të çmimit të shpërndarjes që keni zgjedhur.

Si ta kuptoj që produktet që kam porositur kanë mbërritur në adresën time personale EshopWedrop ?

Sistemi ynë dërgon automatikisht njoftime me e-mail, menjëherë sapo ne të na ketë ardhur pako juaj. Njoftimet tona me e-mail, për çdo pako të marrë, përfshijnë detajet e mëposhtme:

Pesha

Përmasat

Numri i gjurmimit

Një link direkt në llogarinë tuaj EshopWedrop ku mund të shihni foton e pakos (pakove) që keni porositur si dhe detajet e mësipërme.

Gjithashtu, nëse doni, ju mund të na njoftoni paraprakisht për mbërritjen e një pakoje, duke përdorur formularin e posaçëm që është i disponueshëm në llogarinë tuaj EshopWedrop. Kjo mundësi është me dëshirë.

Ku dhe kur mund t’i tërheq pakot e mia?

Ju mund të zgjidhni vendin e dorëzimit të pakove, vetëm pasi ato të kenë mbërritur në magazinën tonë në Shqipëri.

Për të tërhequr pakot, ju mund të zgjidhni një nga mundësitë e mëposhtme:

1. Tirana Flagship

2. Pikat e shpërndarjes

3. Derë më derë

A mund të krahasoj çmimet midis dyqaneve të ndryshme online?

Sigurisht! Për blerjet në Mbretërinë e Bashuar, ju rekomandojmë të përdorni Pricerunner ndërsa për blerjet në Itali mund të përdorni Preis.

Kur mund të dërgohen pakot në magazinat e origjinës?

Magazinat pranojnë pako gjatë ditëve të punës (nga e hëna në të premte), nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 të mbasdites (me orën lokale).

Kam kryer një blerje online por nuk është shfaqur mes porosive të tjera në llogarinë time EshopWedrop. Pse? Çfarë mund të bëj?

- Ju lutem kontrolloni nëse dyqani online nga ku keni kryer blerjet i ka dërguar produktet tuaja dhe nëse janë dorëzuar apo jo me sukses në adresën tuaj postare EshopWedrop.

- A keni marrë një numër gjurmimi për porosinë tuaj nga dyqani online? Ju rekomandojmë të përdorni mundësinë track & trace; kjo ndonjëherë kushton (paksa) më shumë, por ia vlen, për të qenë më të sigurt.

- Nëse produktet janë dorëzuar, por dyqani nuk e ka shënuar në mënyrë korrekte adresën tuaj postare EshopWedrop në paketim, ne do t’i ruajmë pakot tuaja në kategorinë “të paidentifikuara” dhe do të bëjmë verifikimet përkatëse.

- Ju lutemi, na kontaktoni dhe na dërgoni të gjitha detajet që keni në mënyrë që të qartësojmë situatën.

Si mund të kontrolloj statusin e pakove të mia dhe si do të informohem kur të mbërrijnë në destinacion?

 Ne do t’ju informojmë me e-mail, menjëherë sapo:

- pakot tuaja të mbërrijnë në magazinat e origjinës EshopWedrop (adresat tuaja postare EshopWedrop për blerjet online)

- pakot tuaja të nisen drejt vendit të destinacionit

- pakot tuaja të mbërrijnë në magazinat tona në vendin e destinacionit

- pakot tuaja të mbërrijnë në pikën e shpërndarjes të zgjedhur nga ju, ose t’i jenë dhënë postierit për t’i dorëzuar ato në adresën e vendosur nga ju.

- pakot t’ju dorëzohen juve.

Gjithashtu, ju keni mundësinë që të kontrolloni në çdo kohë gjendjen e pakove në llogarinë tuaj EshopWedrop. Aty do të gjeni të gjitha detajet, statusin e të gjitha pakove tuaja, grupimet e pakove, historikun, faturat, etj.

Dyqani online (Ebay.co.uk, Amazon.co.uk) nuk e pranon numrin e telefonit që ofrohet nga EshopWedrop. Çfarë duhet të bëj?

Provoni këtë:

Fillimisht, kontrolloni që keni zgjedhur shtetin e duhur për dërgimin e mallit.

Për ebay.co.uk – Zëvendësoni "+44" (kodi i Mbretërisë së Bashkuar) me "0" (zero).

Për Amazon.co.uk - Fshijeni +44 dhe lini vetëm numrat e tjerë.

A mund të blej edhe nga dyqane të tjera online përveç atyre që paraqiten në faqen e EshopWedrop?

Absolutisht po! Hapësira jonë e dedikuar për dyqanet online shërben thjesht për udhëzim dhe dhënie idesh për të eksploruar. Ju mund të blini nga çdo dyqan online që bën dërgesa në njërën nga adresat tuaja postare EshopWedrop për blerje online.

Cila është metoda më e mirë për të kontaktuar një përfaqësues të Shërbimit ndaj Klientit EshopWedrop?

Për çdo nevojë, mjafton t’i dërgoni ekipit tonë të Shërbimit ndaj Klientit një e-mail me kërkesën tuaj të detajuar, në adresën: info@eshopwedrop.al 

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

Black Friday 2019
Black Friday 2019
Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar