Hyr
4.6
2020-12-03

Pushimet zyrtare dimërore dhe orari i shpërndarjeve në Krishtlindje

Si një klient i çmuar, ne duam t’ju informojmë sa më parë se gjatë periudhës së festave do të ketë mundësi më të limituara në shpërndarje dhe orare të shkurtuara pune. Përhapja e rrezikshme e pandemisë dhe vala e dytë në Europë, po ndikon rëndë edhe mundësitë e transportit brenda dhe drejt Shqipërisë. Kërkesa e lartë dhe opsionet e limituara, së fundmi kanë shkaktuar rritjen e kostove të shpërndarjes, megjithëse ne jemi zotuar t’i ngrijmë tarifat tona aktuale deri në fund të Janarit, për të luftuar këtë dukuri.

Ekipet tona në të gjithë botën dhe në Tiranë, po bëjnë të pamundurën për të vazhduar normalisht shërbimet dhe për t’u siguruar që të gjitha pakot të dërgohen tek klientët tanë në Shqipëri, sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, ne mendojmë se është e rëndësishme t’ju vëmë në dijeni se për momentin, po përjetojmë disa vonesa në shpërndarje, deri në një muaj, apo edhe më gjatë në disa raste.

Për të shmangur zhgënjime në dorëzimin e porosive, ju rekomandojmë të informoheni mbi ditët tona të operimit gjatë pushimeve dimërore dhe planifikimet e transportit, më poshtë:

Orari i qendrës ‘Flagship’ në Tiranë

Deri të premten, 25 Dhjetor: Hapur në orët e zakonshme të punës

E shtunë, 26 Dhjetor: Hapur deri në orën 13:00

E diel, 27 Dhjetor: Mbyllur

E hënë, 28 Dhjetor deri të mërkurën, 30 Dhjetor: Hapur në orët e zakonshme të punës

E enjte, 31 Dhjetor: Hapur deri në orën 12:00

E premte, 1 Janar deri të dielën, 3 Janar: Mbyllur

Duke filluar nga e hëna, 4 Janar: Hapur në orët e zakonshme të punës

 

Planifikimet e transportit gjatë pushimeve të dimrit*

Mbretëria e Bashkuar:

Nisjet e fundit në 2020: 23 Dhjetor dhe 30 Dhjetor / Mbërritjet: fillim Janari 2021

Nisja e parë në 2021: 13 Janar

 

SHBA:

Nisjet e fundit në 2020: 21 Dhjetor dhe 28 Dhjetor / Mbërritjet: fillim Janari 2021

Nisja e parë në 2021: 11 Janar

 

Itali:

Nisja e fundit në 2020: 18 Dhjetor

Nisja e parë në 2021: 8 Janar

 

Gjermani:

Nisja e fundit në 2020: 15 Dhjetor

Nisja e parë në 2021: 8 Janar

 

* Ky planifikim përfshin datat e vlerësuara të nisjeve, megjithatë, për shkak të ngarkesës së madhe, situatës së zgjatur pandemike dhe ndoshta kushteve të pafavorshme të motit në dimër, nuk mund t'ju garantojmë se pakot tuaja do të mbërrijnë në Magazinën tonë të Destinacionit para pushimeve dimërore dhe Vitit të Ri.

 

Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin tuaj dhe ju kërkojmë ndjesë për ndonjë shqetësim të shkaktuar.

 

Gëzuar festat!

Ekipi EshopWedrop

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General Registration Jan 2021
General Registration Jan 2021
Ju lutemi prisni derisa ne të vërtetojmë kodin tuaj Postar