Hyr
4.6
2018-05-22

Ulje çmimi të mobiljeve për ambiente të jashtme

Një tavolinë e madhe dhe disa ndenjëse përreth mund ta transformojnë hapësirën tuaj të kopshtit në një destinacion ku do t’ju pëlqejë të kaloni kohën. Nuk ka rëndësi sa i madh është ambienti juaj i jashtëm sepse me mobiljet e duhura për kopshte, edhe hapësirat më të vogla mund të jenë të rehatshme dhe praktike.

Ne kemi për ju 4 këshilla që do t’ju ndihmojnë të merrni vendimin e duhur në blerjen e mobiljeve për ambiente të jashtme!

Këshilla 1 - Merrni parasysh motin
Është moti në vendin tuaj i nxehtë dhe i thatë?
Ja pse kjo ka rëndësi. Kushtet e nxehta e të thata të motit mund të shkaktojnë ciflimin dhe plasaritjen e disa llojeve të drurëve. Erërat e forta mund të marrin me vete mobiljet prej alumini dhe modelet me thurje nuk e durojnë dot ekspozimin e vazhdueshëm ndaj lagështisë.

Këshilla 2 - Matni hapësirën
Merrni parasysh sa hapësirë keni dhe formën e saj.
Përdorni hapësirën dhe formën e ballkonit tuaj ose kopshtit për të përcaktuar madhësinë e mobiljeve për ambiente të jashtme duke u siguruar që të lini mjaftueshëm hapësirë rreth tyre në mënyrë që të keni mundësi të ecni lirisht.

Këshilla 3 - Ruajtja
Ne ju rekomandojmë që gjithmonë t’i ruani mobiljet në mjedise të brendshme gjatë muajve të dimrit në një garazh apo hangar. Nëse nuk keni hapësirë, zgjidhni ato lloje mobiljesh që mund të palosen dhe të paketohen ose investoni për ruajtjen e duhur të tyre. Zakonisht, mobiljet për mjedise të jashtme nuk janë të lira. Nëse nuk doni të derdhni më kot para çdo vit për karrige oborri, atëherë është më mirë që të shpenzoni disa para në fillim për mbrojtjen e investimit tuaj.

UK

ITALY

Amazon

Amazon

Asda

Bricobravo

Argos

Vidaxl

Tesco

Ebay

John Lewis

Lesara

The Range

Kasanova

Ebay

Shopalike

Nuk jeni ende anëtar i EshopWedrop?
Mësoni si funksionon EshopWedrop dhe klikoni KËTU për të krijuar profilin tuaj.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General - October
General - October
Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar