Hyr
4.6
2020-12-01

Surprizë! Kalendari i ri i Pritjes është gati!

Periudha më e bukur e vitit po afron, dhe magjia e Krishtlindjeve ka filluar të mbushë me lumturi zemrat tona. Për të ndarë lumturinë e Krishtlindjeve këtë vit, EshopWedrop do të numërojë sëbashku me ju ditët deri në ardhjen e Krishtlindjeve, me anë të Kalendarit dixhital të Pritjes. Kalendari ynë i Pritjes, me surprizat e tij, ju ndihmon që ta prisni krahëhapur sezonin festiv të Krishtlindjeve, duke ju dhënë shansin të fitoni nga një dhuratë të veçantë çdo ditë!

EshopWedrop beson se pavarësisht moshës, brenda secilit prej nesh ka nga një fëmijë që është gjithnjë në pritje të një dhurate!

Nuk keni një profil EshopWedrop? Për t’u siguruar që të mos e humbisni shansin për të fituar 25 dhurata të veçanta, krijoni profilin tuaj sot duke klikuar këtu.

Pavarësisht nëse jeni treguar i mirë apo i prapë këtë vit – ju do të përfitoni Kalendarin e Pritjes nga EshopWedrop!
Nga data 1 deri më 25 Dhjetor, do të keni mundësinë të fitoni nga një dhuratë çdo ditë!

Si funksionon Kalendari i Pritjes?

EshopWedrop ju ofron 25 dhurata falas, të cilat mund t’i zbuloni çdo ditë të kalendarit! Mjafton të vizitoni profilin tuaj personal EshopWedrop dhe të hapni dritaren e Kalendarit të Pritjes!

Nuk keni ende një profil EshopWedrop? Mos u shqetësoni, atë mund ta krijoni që sot falas. Mjafton të klikoni këtu dhe ndiqni hapat e nevojshëm.

Çfarë mund të fitoj?

Këtë vit ne do të dhurojmë:

1. Kupona dhuratë E-Gift nga Amazon

EshopWedrop ju ofron kupona E-Gift nga Amazon. Ato mund të përdoren për të blerë nga Amazon SHBA dhe pakot tuaja do të dorëzohen në Shqipëri.

2. Transport falas nga EshopWedrop:

Me rastin e Krishtlindjeve, EshopWedrop ju jep shansin për të përfituar transport FALAS*!

3. Pikë Shpërblimi Drop

Pikët e Shpërblimit Drop po ju presin prapa dritares! Hapeni dhe fitoni!

Nuk jeni ende pjesë e Programit të Shpërblimit? Anëtarësimi është i lehtë dhe falas! Mjafton të klikoni këtu dhe ndiqni hapat e nevojshëm.

4. Këngë Krishtlindjesh

Një këngë e përkryer për një sezon festiv! Në këtë periudhë të veçantë të vitit, këngët e Krishtlindjeve na bëjnë edhe më të lumtur. Kështu, hapja e një dritareje në Kalendarin e Pritjes, mund t’jua bëjë ditën edhe më të gëzuar! Kush e di, ndoshta ajo mund të bëhet kënga juaj e preferuar këtë vit!

Një këshillë festive nga EshopWedrop!

Shansi është i garantuar që çdo ditë të ketë nga një dhuratë për të gjithë, prandaj sigurohuni që të kontrolloni çdo ditë për të mos humbur rastin!

Për të marrë pjesë në Kalendarin e Pritjes dhe për të pasur shansin e fitimit të një dhurate, duhet të zotëroni një llogari EshopWedrop që është plotësisht e aktivizuar. Nëse nuk jeni ende anëtar, mund të krijoni profilin tuaj që sot, në mënyrë të lehtë dhe falas. Mjafton të klikoni këtu dhe ndiqni hapat e thjeshtë për krijimin e profilit.

Gëzuar Krishtlindjet!

Termat & Kushtet*

  1. Çdo përdorues i regjistruar dhe i identifikuar do të ketë nga një shans në ditë, gjatë periudhës 1-25 Dhjetor, për të fituar dhurata si, një kupon E-Gift nga Amazon, një kupon elektronik EshopWedrop, Pikë Shpërblimi, ose për të dëgjuar një Këngë Krishtlindjesh, duke bërë kërkesën e përditshme në Kalendarin e Pritjes EshopWedrop.
  2. Për të përfituar Pikët e Shpërblimit, ju duhet të bëheni pjesë e Programit të Pikëve të Shpërblimit EshopWedrop brenda 6 ditëve (144 orë) nga koha kur keni fituar dhuratën. Mbledhja e Pikëve të Shpërblimit ju lejon të përdorni vlerën e grumbulluar nga pagesat e transportit të pakove tuaja me EshopWedrop, nga Europa dhe SHBA-ja. Pikët e Shpërblimit do të shtohen automatikisht në llogarinë tuaj të Pikëve EshopWedrop. Kjo do të jetë e aplikueshme vetëm nëse jeni bërë pjesë e Programit të Pikëve të Shpërblimit brenda 6 ditëve (144 orë) pas fitimit të dhuratës së Pikëve të Shpërblimit.
  3. Çdo kupon elektronik EshopWedrop do të ketë vlerën, monedhën dhe periudhën e vlefshmërisë, siç shfaqet në Kalendarin e Pritjes. Periudha e vlefshmërisë do të jetë 60 ditë duke filluar nga dita e fitimit të kuponit, pavarësisht nga dita e pretendimit të tij. Për të përfituar kuponin tuaj elektronik EshopWedrop, duhet të klikoni në butonin Kërko (Claim) për çdo kupon elektronik dhuratë të EshopWedrop. Përfitimi do të jetë i mundur brenda 6 ditëve (144 orë) pasi të keni fituar dhuratën. Pas përfitimit, kuponi elektronik do të aktivizohet automatikisht në llogarinë tuaj EshopWedrop si një kod zbritjeje me vlerën, monedhën dhe periudhën e vlefshmërisë, siç është saktësuar në Kalendarin e Pritjes. Periudha e vlefshmërisë do të jetë 60 ditë duke filluar nga dita e fitimit të dhuratës, pavarësisht nga dita e pretendimit të saj.
  4. Çdo kupon dhuratë E-Gift nga Amazon, do të lëshohet sipas Termave dhe Kushteve të zbatueshme në Amazon dhe mund të përdoret sipas rregullave në faqen Amazon ku aplikohet. Të gjitha kuponat dhuratë E-Gift nga Amazon që janë fituar, do të shfaqen në Kalendarin e Pritjes, në llogarinë tuaj personale EshopWedrop, në mënyrë që ju të keni mundësinë të merrni, shikoni ose kopjoni kodin, deri më 31 Dhjetor 2020. Përdoruesit e paidentifikuar që kanë fituar kuponat dhuratë Amazon, duhet të identifikojnë llogarinë e tyre EshopWedrop brenda 6 ditësh (144 orë) pas fitimit të kuponit, në mënyrë që të jenë në gjendje të përdorin dhe të shohin kodin e kuponit Amazon E-Gift. Kodi unik për kuponin Amazon E-Gift, do të shfaqet për Klientët e Identifikuar në Kalendarin e Pritjes, deri më 31 Dhjetor 2020. Duhet ta përdorni këtë kod në faqen Amazon ku është i aplikueshëm, për ta përfituar në vlerë aktuale, të cilën më pas mund ta përdorni  në blerjet online nga faqja e Amazon.
  5. Vizitorët e paregjistruar në faqen EshopWedrop duhet të krijojnë fillimisht një llogari EshopWedrop për të pasur shansin të fitojnë dhurata ditore në Kalendarin e Pritjes.
  6. Përdoruesit e regjistruar të cilët nuk e kanë identifikuar llogarinë e tyre, do të jenë në gjendje të aksesojnë Kalendarin e Pritjes dhe të kenë shansin për të fituar dhuratat ditore. Por për t’i shfrytëzuar këto dhurata, së pari, duhet të përfundojnë procesin e identifikimit të llogarisë së tyre EshopWedrop. Identifikimi duhet të kryhet brenda 6 ditëve (144 orë) pas fitimit të dhuratës. Në rast se identifikimi nuk përfundohet dhe konfirmohet brenda 6 ditëve (144 orë) pas fitimit të dhuratës, dhurata do të skadojë dhe nuk mund të shfrytëzohet më.
  7. Kalendari i Pritjes do të aktivizohet dhe shfaqet në llogaritë e përdoruesve të EshopWedrop, nga data 1 deri më 31 Dhjetor, 2020.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General Registration Jan 2021
General Registration Jan 2021
Ju lutemi prisni derisa ne të vërtetojmë kodin tuaj Postar