Faqja kryesore Komuniteti Si të blini nga SHBA-ja
Si të blini nga SHBA-ja

Po përpiqeni të bëni një porosi online duke përdorur adresën tuaj postare EshopWedrop në Amerikë?
Ne ju këshillojmë t’i hidhni një sy informacionit të mëposhtëm – ju duhet të ndiqni udhëzimet e mëposhtme për t’u siguruar që dorëzimi i pakos suaj të arrihet me sukses.

Së pari, hapni llogarinë tuaj EshopWedrop për të parë nëse adresa juaj amerikane është e disponueshme – tek LLOGARIA IME
Nëse ende nuk keni një llogari EshopWedrop, regjistrohuni KËTU

Si funksionon shërbimi në SHBA?

Magazina EshopWedrop në SHBA ndodhet në Nju Jork, pranë aeroportit JFK. Kjo do të thotë që sa herë ju blini nga dyqane online, pakot tuaja do të dërgohen në Magazinën e Origjinës në SHBA dhe prej andej do të transportohen në rrugë ajrore drejt e në Tiranë.

Dërgesat në Magazinën në SHBA pranohen nga e hëna në të premte, nga ora 09.00 deri në 17.00 (me orën e Nju Jorkut).
Të gjitha pakot shqyrtohen brenda 24 orëve pas mbërritjes në magazinë, me përjashtim të atyre që mbërrijnë të enjten, të cilat shqyrtohen brenda ditës.

Afatet kohore – Pakot me detaje doganore të përditësuara dhe të konfirmuara para orës 09.00 me Eastern Time (ET), për çdo ditë nisjeje, do të përfshihen në nisjen e së njëjtës ditë.
Aktualisht, ne bëjmë nisje të përjavshme nga Magazina e Origjinës në SHBA, duke u nisur çdo të premte nga Aeroporti JFK në Nju Jork dhe duke mbërritur në Aeroportin e Tiranës të martën.

Kështu, pakot që dorëzohen në Magazinën tonë të Origjinës në SHBA nga e premtja në të enjte, do të shqyrtohen dhe regjistrohen në sistemin tonë deri ditën e enjte. Klientët duhet të përditësojnë detajet doganore të këtyre pakove deri të premten në orën 09.00 ET për t’u siguruar që pakot të nisen atë të premte.

Çfarë duhet të bëj kur pakoja ime të mbërrijë në magazinën në SHBA?

Ju lutem lidhuni në llogarinë tuaj personale dhe ndiqni hapat e mëposhtëm:
Transferoni aty dokumentacion mbështetës për kategoritë e produkteve dhe vlerat e deklaruara (fatura, konfirmimi i porosisë online, faturë proforma, etj.).
Ky dokument duhet të paraqesë qartë përshkrimin e produktit, sasinë dhe shumën e paguar për blerjen e produkteve. Nëse ndonjë nga këto detaje mungon, pakoja nuk mund të niset nga SHBA-ja! Detajet e kategorisë së produkteve duhet t’i plotësoni VETËM NË ANGLISHT dhe ato duhet të përkojnë me përshkrimin në dokumentacionin mbështetës (fatura ose konfirmimi i porosisë).

Vlera e deklaruar në dollarë përfshin edhe taksat e aplikueshme të shitjes dhe tarifat e transportit në SHBA, në përputhje me dokumentacionin mbështetës të disponuar. Vlera maksimale që pranohet nga sistemi për një pako është 2500 dollarë. Kjo është vlera maksimale që pranohet nga Autoritetet Doganore të SHBA-së për formalitetet e thjeshtuara të exportit.

Kujdes: Nëse në llogarinë tuaj, nuk keni ende një adresë postare të përzgjedhur në shtetin e destinacionit, duhet ta shtoni atë. Ky është një kusht i nevojshëm që pakot të dërgohen nga SHBA-ja. Kjo adresë do të deklarohet si adresa juaj për formalitetet doganore të eksportit dhe importit.

Çfarë ndodh kur pakot mbërrijnë në Shqipëri?

Së pari, pakot mbërrijnë në Shqipëri çdo të martë në Aeroportin e Tiranës për zhdoganim importi (shihni më poshtë detaje të tjera për formalitetet doganore të importit). Pasi pakot të jenë miratuar nga doganat, të mërkurën dorëzohen në Magazinën e Destinacionit të EshopWedrop AL. Aty pakot mund të porositen nga klienti për dorëzim me çdonjërën nga opsionet tona të shpërndarjes - Flagship, C&C ose Door.

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni Ekipin tonë të Shërbimit Doganor.
Detajet e kontaktit të Shërbimit Doganor: Tel.: +355 67 20 48 904, Email: eshop@albaniancourier.al

Cilat janë tarifat e transportit të një pakoje nga SHBA-ja?

Çmimet e transportit llogariten sipas peshës së tarifueshme të pakos*
*Pesha e tarifueshme: Pesha e tarifueshme e dërgesave me transport ajror llogaritet si Pesha Aktuale (Pesha Bruto) ose Pesha Volumetrike (e quajtur ndryshe edhe Pesha e Volumit apo Dimensionale) e dërgesës, cilado qoftë më e madhe. Pesha Volumetrike llogaritet duke u bazuar në përmasat (gjatësi, gjerësi dhe lartësi) e një pakoje: Gjatësi (cm) x Gjerësi (cm) x Lartësi (cm) / 6,000. Zakonisht, sendet e mëdha me peshë të lehtë zënë më shumë hapësirë në avion sesa sendet e vogla më të rënda. Prandaj linjat ajrore e ngarkojnë çmimin në varësi të peshës së tarifueshme.

Formalitetet Doganore të Importit

Kur pakot mbërrijnë në Aeroportin e Tiranës, secila prej tyre i nënshtrohet formaliteteve doganore të importit.

Pasi pakot mbërrijnë në Shqipëri, vlerat e tyre të deklaruara në dollarë konvertohen në euro bazuar në normën FX që publikohet çdo ditë nga Banka Kombëtare e Shqipërisë.

Pakot me vlerë të ulët (Low Value LV) deri në 22 euro: Pakot deri në këtë vlerë përjashtohen nga formalitetet doganore, TVSH-ja e importit apo detyrimet e importit.
Pakot me vlerë të lartë (High Value HV) mbi 22 euro: Pakot individuale do të ngarkohen me një TVSH importi prej 20%, plus Detyrimet Doganore në varësi të kategorive të produkteve, ku të gjitha i aplikohen Vlerës Statistike të çdo pakoje.

Vlera Statistike – TVSH-ja e Importit dhe Detyrimet Doganore llogariten duke u bazuar në Vlerën Statistike, e cila caktohet duke u bazuar në Vlerën e Deklaruar. Vlera e deklaruar llogaritet duke i  konvertuar në lekë vlerat e deklaruara në dollarë, bazuar në normën FX të publikuar çdo ditë nga Banka Kombëtare e Shqipërisë. Ekziston mundësia që Vlera e Deklaruar të rritet paksa nga Autoritetet Doganore në mënyrë që të nxirret Vlera Statistike. Nga përvoja jonë e deritanishme, por pa qenë faktor i garantuar, faktori mesatar statistik ka qenë 1.04 (4% rritje mesatare e Vlerës së Deklaruar për të nxjerrë Vlerën Statistike).

Pagesat Doganore të Importit përfshijnë TVSH-në e importit, Detyrimet Doganore të Importit dhe të gjitha taksat e tjera të importit që mund të paguhen nga EshopWedrop për Autoritetet Doganore Shqiptare në shërbim të klientëve për importin e pakove në Shqipëri. Ato do të paguhen në Lekë dhe të njëjtat shuma do të përditësohen pa asnjë komision në sistemin e EshopWedrop, për çdo pako. Këto Pagesa Doganore të Importit do të llogariten si shuma që duhen paguar nga klienti në momentin e pagesës kur klienti bën porosinë për dorëzimin final të çdo pakoje në shtetin e destinacionit.

Tarifa e Shërbimit të Zhdoganimit të Importit: Kjo është tarifa e shërbimit që u ngarkohet klientëve nga EshopWedrop për shërbimin e kujdesit të formaliteteve të importit të çdo pakoje. Këto tarifa janë të ndryshme për pakot me vlerë të ulët dhe ato me vlerë të lartë dhe janë në përputhje me listën e tarifave zyrtare të publikuar në faqen zyrtare të EshopWedrop.

Tarifa e Shërbimit të Pagesave Doganore të Importit: Kjo është tarifa e shërbimit që u ngarkohet klientëve nga EshopWedrop për shërbimin e kryerjes së Pagesave Doganore të Importit në të mirë të klientit. Këto tarifa përfshijnë TVSH-në e Importit, Detyrimet Doganore të Importit dhe të gjitha taksat e tjera të importit që mund të paguhen nga EshopWedrop (ose nënkontraktorët dhe agjentët e tij të caktuar) për Autoritetet Doganore Shqiptare për importin e pakove në Shqipëri. Kjo faturë është një përqindje nga shuma totale e këtyre Pagesave Doganore të Importit që bëhen për çdo pako, ka një vlerë minimale pagese dhe është në përputhje me listën zyrtare të tarifave të publikuar në faqen zyrtare të EshopWedrop.

ME RËNDËSI: Çdo pako do të trajtohet individualisht. Kjo do të thotë se procedurat e Importit të Doganave do të aplikohen për çdo pako më vete.

Në rast se më shumë se një pako e të njëjtit klient është konsoliduar në një dërgesë të vetme që mbërrin në Aeroportin e Tiranës, vlera e grumbulluar e të gjitha pakove të të njëjtit klient do të vendosë kategorinë doganore të secilës pako (pra Pako me Vlerë të Ulët apo Pako me Vlerë të Lartë).

Për shembull, pavarësisht nga vlerat individuale, dy pako me vlerë nga 15 euro secila, do të konsiderohen si Pako me Vlerë të Lartë – si rezultat i vlerës së tyre të përbashkët prej 30 eurosh dhe si rrjedhojë do të zhdoganohen duke iu nënshtruar Pagesave Doganore të Importit dhe tarifave të shërbimit si Pako me Vlerë të Lartë, siç është përshkruar më lart.

Llogarisni TVSH-në KËTU
Llogarisni Tarifat e Tregtisë KËTU
Përdorni Llogaritësin EshopWedrop KËTU

A ka një limit maksimal për peshën e tarifueshme të pakos?
Po, 1,000 kg.*

A ka një limit maksimal për vlerën e deklaruar të pakos?
Vlera maksimale për pako: 2,500 dollarë*
* Nëse pakoja juaj tejkalon ndonjë nga këto limite, ju lutem para kryerjes së porosisë, kontaktoni ekipin tonë dhe një nga përfaqësuesit tanë për klientët do t’ju këshillojë për proceset që duhen ndjekur. Vetëm pakot brenda këtyre limiteve përkufizohen si Pako në Termat dhe Kushtet tona Standarte dhe tarifat dhe kushtet e tjera janë të vlefshme vetëm për ato standarte. Për çdo pako që tejkalon cilindo nga këto limite, duhet të bihet dakort për kushte të posaçme dhe tarifa të tjera jashtë rregullave të paraqitura online.

A është shërbimi i disponueshëm për kompani apo vetëm për konsumatorë (individë privatë)?

Shërbimi mund të përdoret nga kompanitë, por është shumë e rëndësishme të mbahet parasysh që zhdoganimet e importit bëhen elektronikisht dhe mblidhen në një dërgesë të vetme të të gjitha pakove të konsoliduara në një transport. Prandaj, ne nuk mund t’ju mundësojmë asnjë Deklaratë Doganore të Importit për çdo pako më vete që zakonisht kërkohet nga kompanitë si dokumentacion mbështetës për TVSH-në e importit apo detyrime doganore të importit që janë paguar për formalitetet e importit.

Rregulli i mësipërm vlen për të gjitha pakot, përfshirë edhe ato të porositura nga konsumatorët (klientë individualë privatë) – nuk do të disponohet asnjë Deklaratë Doganore e Importit për pakot individuale dhe ne nuk mund t’u mundësojmë klientëve dokumentacion mbështetës për TVSH-në e Importit apo Detyrime Doganore të Importit të paguara për pako individuale.

Na ndiqni:
Regjistrohuni për të rejat më të fundit
Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more
Pranoj
Nuk pranohet
advent calendar - translated
advent calendar - translated