Hyr
2018-03-14

Si funksionon EshopWedrop?

Mbase ju e dini tashmë se çfarë ofron ky shërbim, ose ndoshta sapo jeni informuar se mund të blini online jashtë shtetit dhe pakot t’i merrni në Shipëri dhe doni të dini më shumë mbi këtë!

Pavarësisht se çfarë kategorie i përkisni, ne duam t’ju urojmë mirëseardhjen në EshopWedrop!

Atëherë... çfarë është EshopWedrop?

EshopWedrop është një shërbim ndërkombëtar online për dorëzimin e mallrave, i cili ju jep mundësinë të blini produkte nga dyqane online në Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali, si  Sports Direct, ASOS, Top-Shop dhe shumë të tjerë, dhe pakot ju dorëzohen në Shqipëri për një kosto më të lirë transporti.

Si funksionon ky shërbim?

Pasi të keni kryer regjistrimin, EshopWedrop ju pajis me një adresë personale postare për blerje online në Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali.
Udhëtimi juaj i blerjeve online, nis tani! Është koha të kërkoni dyqanet tuaja të preferuara online, nga ku mund të filloni blerjet (mund të zgjidhni çdo dyqan që të dëshironi!). Pasi të keni zgjedhur produktet që doni të blini në faqet e dyqaneve tuaja të preferuara online, vazhdoni me kryerjen e porosisë duke i shtuar këto produkte në shportën e blerjeve. Hapi tjetër është kryerja e pagesës në faqen zyrtare të dyqanit online, ku duhet të përfshini edhe të dhënat tuaja personale, si detajet e kartës së kreditit, adresën e emailit, adresën e dorëzimit të mallit, etj.

Gjithë kjo procedurë ju duket e njohur, apo jo?

Manovra e zgjuar është kjo! Në seksionin e adresës së dorëzimit të mallit, në vend të adresës së shtëpisë apo të punës tuaj në Shqipëri, ju duhet të shënoni adresën personale postare EshopWedrop, me të cilën jeni pajisur pasi keni kryer regjistrimin në EshopWedrop.

Duke shënuar adresën tuaj personale postare EshopWedrop, do të thotë se pakoja juaj do të dërgohet nga dyqani online i zgjedhur prej jush, në magazinën tonë EshopWedrop dhe në këtë mënyrë, ju përfitoni nga një kosto shumë e ulët transporti, që ofrojnë dyqanet online për adresat e tregut vendas!

E dimë që dërgimi i mallrave nga dyqanet online drejt Shqipërisë është mjaft i shtrenjtë dhe pikërisht për këtë arsye është krijuar EshopWedrop – që ju të kurseni në koston e transportit!

Tashmë që pakoja juaj është rrugës për në magazinën e EshopWedrop, ç’ndodh më tej?

Sapo pakoja juaj të mbërrijë në magazinën e EshopWedrop (kjo varet nga koha që i duhet shitësit online në shpërndarjen lokale), ne do t’ju lajmërojmë me anë të një emaili në llogarinë tuaj personale.
Më pas ju duhet të hyni në llogarinë tuaj dhe të shtoni aty adresën tuaj të shpërndarjes në Shqipëri, që doni që t’ju dorëzohet produkti.

Mund ta llogarisni gjithmonë koston e transportit të pakos tuaj edhe para se të kryeni porosinë, duke përdorur Llogaritësin e Çmimit KËTU

Pse EshopWedrop është ortaku juaj i blerjeve online?

Sepse përmes tij, ju keni mundësinë që t’ju dorëzohet çdo produkt që të doni, nga çdo dyqan online, pavarësisht nëse dërgojnë në Shqipëri apo jo. Për sa kohë që dyqani online dërgon pako në Mbretërinë e Bashkuar apo Itali, pakot do t’jua sjellë EshopWedrop në Shqipëri!

Kurseni para! Shumica e dyqaneve online kërkojnë shumë para për t’jua dërguar pakot, p.sh. nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Megjithatë, EshopWedrop ofron çmime më të mira se shumica e kompanive, sepse ne përdorim rrjetin e transportit të Delamode, kompania jonë simotër, e cila u mundëson klientëve tanë që të përfitojnë nga shërbime transporti në Shqipëri, të cilat janë të besueshme, të rregullta dhe me çmim të arsyeshëm.

E dini çfarë ka edhe më mirë se kaq? Ju mund të kurseni akoma më tepër! Mund të blini nga disa dyqane online dhe kur të gjitha pakot tuaja të mbërrijnë në magazinën EshopWedrop, ekipi ynë do t’i grumbullojë ato sëbashku dhe do t’jua dërgojë si një dërgesë të vetme. Kjo do të thotë se ju do të paguani vetëm për një dërgesë në vend që të paguanit kostot e transportit për secilën pako më vete!

Është kaq e thjeshtë.

A është kjo ajo që po kërkonit?
Bëhuni sot anëtar i EshopWedrop dhe pajisuni me adresën tuaj personale EshopWedrop për blerje online, duke klikuar KËTU

Nëse doni të mësoni më shumë për këtë shërbim, klikoni KËTU ose mos ngurroni të kontaktoni shërbimin tonë ndaj klientit, njëri nga anëtarët e ekipit tonë do t’ju ndihmojë me kënaqësi!

Blerje të mbara!
Ekipi EshopWedrop

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

UK Move Banner - 2
UK Move Banner - 2
Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar