Hyr
4.6
2022-07-11

Së shpejti! Amazon Prime Day 2022!

Amazon ka shpallur zyrtarisht datat e ditës së shumëpritur, Prime Day. Eventi special dy ditor i blerjeve, është planifikuar për të martën, më 12 korrik dhe të mërkurën, më 13 korrik, të këtij viti. Nëse kjo është hera e parë që do të blini gjatë këtij eventi, mos u shqetësoni, sepse ne do t’jua lehtësojmë punën.

 

Çfarë është Amazon Prime dhe si funksionon?

Prime Day është një event vjetor i blerjeve, i krijuar nga Amazon dhe është krahasuar me të Premten e Zezë. Fillimisht ai u lançua në vitin 2015, për të festuar ditëlindjen e 20-të Amazon, por që atëherë, është shndërruar në një event madhor blerjesh.

Ju duhet të jeni anëtar i llogarisë Prime të Amazon, për të aksesuar ofertat dhe për të blerë artikujt nga faqja online e Amazon. Nuk keni nevojë për kod, pasi uljet aplikohen automatikisht për sa kohë që jeni identifikuar në llogari.

Vetëm anëtarët prime mund të përfitojnë nga ofertat e mëdha për artikujt e markës Amazon, duke përfshirë teknologjinë, lodrat dhe veshjet.

 

Si mund të bëhem një anëtar i Amazon Prime?

Është e lehtë të bëheni një anëtar i Amazon Prime. Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm:

1. Hyni në llogarinë tuaj Amazon

2. Lëvizni poshtë dhe zgjidhni Prime Membership

3. Klikoni mbi opsionin "Filloni provën tuaj falas"

Për momentin, lejohet një provë 30-ditore falas për anëtarët e plotë, por mos harroni që ta anuloni atë para se të përfundojë afati, ose do të tarifoheni me shumën e plotë.

 

Si mund të marr pakot e porositura në Amazon?

EshopWedrop ju ndihmon për të marrë pakot e blera nga Amazon, lehtësisht dhe me kosto efektive! Si funksionojnë blerjet me EshopWedrop?

· Blini online nga Amazon (ose çdo dyqan online sipas zgjedhjes tuaj).

· Përdorni adresën tuaj personale EshopWedrop, pasi të keni përfunduar blerjet në faqen online të Amazon.

· Pasi të kemi marrë pakon tuaj, ne do të organizojmë dërgimin e mëtejshëm të saj në Shqipëri, në mënyrë të sigurt dhe me kosto të ulëta shpërndarjeje, që fillojnë nga vetëm 1280 Lekë!

 

Nuk keni ende një llogari EshopWedrop?

Regjistrimi në EshopWedrop është plotësisht falas!

Regjistrohuni sot dhe përfitoni dorëzimin e parë nga EshopWedrop FALAS** (aplikohen T&K)

 

 

Termat dhe Kushtet

Për t'u kualifikuar për dërgesën FALAS nga EshopWedrop, verifikoni identitetin tuaj sot dhe aksesoni adresat personale të shpërndarjes EshopWedrop. Ulja e dorëzimit FALAS nga EshopWedrop, do të aktivizohet automatikisht dhe do të jetë e vlefshme për një muaj që nga aktivizimi i llogarisë tuaj (d.m.th. që në momentin kur aksesoni adresat e shpërndarjes EshopWedrop). Kjo ulje është e vlefshme vetëm për tarifat e dërgesës EshopWedrop deri në vlerën 10 EUR dhe nuk mund të përdoret së bashku me asnjë ulje tjetër të ofruar nga EshopWedrop.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

Ju lutemi prisni derisa ne të vërtetojmë kodin tuaj Postar