Hyr
4.6
2021-08-31

Pse verifikimi i identitetit ka rëndësi për ne!

Gjatë vitit të kaluar, kemi vënë re një rritje të madhe të shitjeve online, pasi pandemia nxiti gjithnjë e më shumë njerëz që të plotësojnë nevojat e tyre nëpërmjet blerjeve dixhitale. Ndërkohë që rrethanat na kanë mbajtur në shtëpi, kërkesa për blerje dhe shpërndarje më të sigurt online, është rritur jashtë mase.

Bizneset në të gjithë botën janë përshtatur me këtë ndryshim të shpejtë në një treg të drejtuar nga tregtia elektronike, në përpjekjen për të akomoduar shumicën e blerësve online që të blejnë gjërat e tyre të domosdoshme në një mënyrë të sigurt dhe efikase. Kjo kërkesë e madhe ka pasur përfitime për shitësit online, por nga ana tjetër, ka krijuar edhe sfidat e veta; siç janë mashtruesit online që kërkojnë të shfrytëzojnë dobësitë në platformat e reja të krijuara me ngut në një periudhë pasigurie.

Metodat e ndryshme të mashtrimit, duke përfshirë mesazhet mashtruese, viruset, klonimin e kartave të kreditit dhe vjedhjet fizike, e kanë bërë më të lehtë që mashtruesit të marrin informacione personale dhe financiare nga konsumatorët që kryejnë transaksione online. Ne bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur konsumatorët që përdorin shërbimin tonë dhe për të siguruar që të ofrojmë një platformë të sigurt. Certifikatat SSL mbrojnë faqet tona online nga sulmet dhe ofrojnë besim se faqja jonë është autentike dhe e besueshme.

Verifikimi i identitetit është një mënyrë e thjeshtë për të provuar që përdoruesit në platformën tonë janë pikërisht ata që pretendojnë se janë. Për shitësit online, metodat e verifikimit të identitetit zakonisht kërkojnë disa informacione personale, si një emër apo adresë postare për të kontrolluar dhe verifikuar identitetin e blerësve duke përputhur të dhënat nga një sërë burimesh, siç janë bankat ose shoqëritë ndërtuese.

Nuk është për t'u habitur që shumë konsumatorë hezitojnë të ndajnë informacionin e tyre personal në internet. Për këtë qëllim, ne kemi bashkëpunuar me ekspertë të verifikimit të identitetit, të cilët përdorin mësimin makinerik dhe të dhëna në kohë reale, për të luftuar mashtrimet online në një shkallë globale dhe për t’u siguruar që klientët tanë të marrin shërbimin më të mirë që ne mund të ofrojmë.

Ne kemi një larmi metodash të verifikimit të identitetit që, edhe pse mund të duket se kërkojnë kohë, janë për të mirën tuaj dhe tonën. Ne e kuptojmë se blerjet online duhet të jenë të shpejta dhe të lehta dhe disa nga proceset tona të identifikimit nuk duken të tilla, megjithatë është më e rëndësishme se kurrë që të mbani profilin tuaj dixhital të sigurt dhe jashtë rrezikut. Disa minuta shtesë mund të bëjnë ndryshimin dhe do t'ju lejojnë të blini në të gjithë botën duke e ditur se llogaria juaj është e sigurt në maksimum.

Ju lutem, njihuni më poshtë me disa nga opsionet e identifikimit dhe vendosni se cila është metoda më e përshtashme për ju. Qasja e plotë në llogarinë tuaj mund të arrihet vetëm duke përdorur një nga metodat e mëposhtme:

Transfertë bankare offline

Për konsumatorët që zgjedhin të kryejnë një pagesë jashtë linje, do të lëshohet një shënim debiti për një tarifë të vogël. Klientët do të përfitojnë nga qasja e menjëhershme në adresat tona personale EshopWedrop dhe mund të nisin përvojën e tyre të blerjeve online. Sidoqoftë, para tërheqjes/dorëzimit të pakove tuaja, duhet të keni kryer transfertën bankare nga një llogari bankare të regjistruar në emrin tuaj. Sapo të konfirmojmë marrjen e pagesës tuaj dhe mund të përputhim plotësisht emrin tuaj me llogarinë tuaj, ju do të jeni gati të filloni të përdorni plotësisht EshopWedrop.

Mësoni më shumë këtu

 

 

iDenfy

Me klientë në të gjithë botën, verifikimi i përdoruesve ndërkombëtarë bëhet një proces i vështirë. Fatmirësisht, shërbimi i shkëlqyer i verifikimit i ofruar nga iDenfy, i cili përdor inteligjencën artificiale për të përputhur përdoruesit me dokumentet zyrtare të identitetit, e ka mbrojtur platformën tonë nga përdoruesit mashtrues që kërkojnë të përdorin shërbimin tonë për aktivitete të paligjshme. Zgjedhja e këtij opsioni do t'ju drejtojë tek partneri ynë i verifikimit. Mjafton të ngarkoni një dokument identifikimi të pranueshëm dhe pasi të miratohet, do të jeni gati të filloni të përdorni menjëherë EshopWedrop.

Mësoni më shumë këtu

 

 

ID offline

Dhe së fundmi, nëse zgjidhni këtë opsion, do të jeni në gjendje të identifikoni llogarinë tuaj kur të tërhiqni porosinë tuaj të parë nga një qendër shpërndarje EshopWedrop dhe duke mundësuar një ID të vlefshme që përputhet me detajet e llogarisë tuaj EshopWedrop. Ju lutem, mos harroni të sillni me vete një formë të vlefshme identifikimi për të aktivizuar plotësisht llogarinë tuaj. Ne nuk do të japim pako ose nuk do të aktivizojmë gamën e plotë të shërbimeve në llogarinë tuaj, nëse nuk paraqisni një formë identifikimi të njohur.

 

Shpresojmë që ky informacion t’ju ketë bindur në sigurinë dhe lehtësinë e verifikimit të identitetit tuaj në platformën tonë. Regjistrimi në shërbimin tonë është një proces i lehtë; pas verifikimit të llogarisë tuaj, ju mund të filloni të shijoni menjëherë gamën e plotë të shërbimeve tona. Filloni të blini nga markat tuaja të preferuara ndërkombëtare që sot! Regjistrohuni tani!

Për të mësuar më shumë rreth shërbimit tonë, klikoni këtu!

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me procesin e verifikimit të identitetit, ju lutem mos ngurroni të kontaktoni ekipin tonë të ndihmës ndaj klientit, i cili do t'ju ndihmojë me çdo pyetje që mund të keni!

 

Blerje të sigurta,

Ekipi juaj EshopWedrop

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General Registration Jan 2021
General Registration Jan 2021
Ju lutemi prisni derisa ne të vërtetojmë kodin tuaj Postar