Hyr
4.6
2020-03-16

Preventive Actions COVID-19

I nderuar klient,

Dy muajt e fundit, kemi mësuar gjithnjë e më tepër në lidhje me përhapjen e koronavirusit, i cili së fundmi është quajtur zyrtarisht COVID-19. Kemi monitoruar përhapjen e shpejtë të tij dhe ndikimin e papritur që po shkakton në ekonominë globale. Urojmë që ta kalojnë sa më shpejtë ata persona që janë prekur tashmë nga kjo krizë dhe shpresojmë që të gjithë klientët dhe partnerët tanë, sëbashku me familjet, miqtë dhe kolegët e tyre, të qëndrojnë sa më të sigurt gjatë kësaj periudhe të vështirë.


EshopWedrop dhe grupi i kompanive të tij, ka filluar prej disa javësh planifikimin në lidhje me këtë situatë. Planet dhe veprimet tona janë të përqendruara në shëndetin dhe mirëqënien e punonjësve, klientëve, shitësve, partnerëve dhe komuniteteve tona. Tashmë ne kemi nisur zbatimin e hapave të para të këtij plani që përfshin punën e izoluar të punonjësve tanë për të minimizuar sa më shumë rrezikun e transmetimit të këtij virusi ndërmjet njerëzve në vendet e punës, në të gjithë globin.


Ne si organizatë jemi tepër të përshtatshëm me ndryshimet dhe të mirëpërgatitur për këtë lloj situate. Teksa kalojmë në këtë model të ri pune për punonjësit tanë, nuk presim asnjë ndryshim në shërbimet dhe mbështetjen e ofruar ndaj jush.

Ju këshillojmë që të zgjidhni dorëzimet në shtëpi, si një mundësi më e sigurt për pranimin e pakove tuaja. Megjithëse tërheqjet e pakove në magazinë dhe opsionet Click & Collect janë ende të disponueshme, në varësi të zhvillimeve të pandemisë, këto mundësi mund të kufizohen në të ardhmen.

Përsa i përket transportit nga Vendet e Origjinës, mund të ketë vonesa për shkak të kontrolleve intensive në këto vende dhe në pikat kufitare. Këtu veçojmë shtetin e Italisë dhe parashikojmë se do të ketë vonesa nga ky shtet, por mund të ketë vonesa edhe për transportet nga Vendet e tjera të Origjinës, në të ardhmen. Është e rëndësishme të theksohet se rreth 75% e transportit pan-evropian është transport rrugor dhe ai është jetik për Bashkimin Evropian, prandaj ka shumë gjasa të vazhdojë, ndërkohë që ndalimet e transportit do të vlejnë vetëm për pasagjerët.

 

Gjithashtu po konsiderojmë si mundësi kufizimin e metodës së pagesës me para në dorë për porositë e kryera nga klientët tanë nga Shqipëria, kjo sapo të vihen në dispozicion pagesat online, në faqen www.EshopWedrop.al.

Ju lutem, shihni këtë video të shkurtër prej 90 sekondash, mbi masat parandaluese të COVID-19, të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë:

https://www.youtube.com/watch?time_continue=90&v=1APwq1df6Mw

Ju, si një klient mjaft i vlefshëm për EshopWedrop, tashmë e njihni faktin se blerjet online janë një zgjidhje më e sigurt se blerjet tradicionale, veçanërisht gjatë kësaj periudhe. Si zakonisht, blerjet ndërkombëtare online ju mundësojnë aksesin ndaj tregjeve më të gjera dhe produkteve më të larmishme, me çmime më të arsyeshme sesa ato vendore. Kjo është pikërisht ajo çka kemi nevojë në këtë periudhë, kur çmimet dhe furnizimet me mallra vendore po ndikohen nga kërkesa mjaft e lartë dhe mungesat në zinxhirët e furnizimit. Kemi vënë re në rrjetin tonë se numri i pakove të porositura po vazhdon të rritet ndjeshëm gjatë kësaj periudhe dhe ne ju garantojmë se do të vazhdojmë t’ju shërbejmë me përkushtim dhe t’ju dorëzojmë pakot me produktet e nevojshme gjatë kësaj periudhe.


Do t’ju mbajmë në dijeni mbi lajmet më të fundit, përfshirë ndonjë vonesë apo ndërprerje shërbimi nga transportuesit dhe shitësit tanë në të gjithë botën. Gjithashtu, do të ndajmë me ju informacionet më të fundit mbi masat parandaluese që po marrim ne dhe transportuesit tanë për të garantuar sigurinë e shoferëve, automjeteve, punonjësve, magazinave dhe pakove të porositura. Për të rejat më të fundit, ju lutem, kontrolloni vazhdimisht seksionin Dashboard në llogarinë tuaj EshopWedrop si dhe mediat tona sociale.


Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem kontaktoni ekipet tona të Ndihmës ndaj Klientit, sipas detajeve të kontakteve vendore në faqet tona lokale të internetit, për çdo shtet ku operon EshopWedrop. Dhe mbi të gjitha, ju lutemi, qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten, familjen dhe miqtë tuaj.


Me përzemërsi,

Mircea Bandean
Drejtor Menaxhues
Grupi EshopWedrop


Ju lutemi të gjeni azhornimet më të fundit operacionale këtu.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General - October
General - October
Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar