Hyr
4.6
2020-04-29

Pengesa në transport për shkak të COVID-19

Për shkak të situatës së krijuar, të gjitha fluturimet tregtare drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria, janë pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm, si rezultat i përhapjes së koronavirusit (COVID-19). Prandaj, të gjitha pakot e pranuara dhe të ardhura nga Italia, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, për momentin nuk mund të dorëzohen në Shqipëri, duke qenë se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm.

Nëse kohët e fundit keni porositur një ose më shumë pako me EshopWedrop, qoftë nga Italia, SHBA-ja ose Mbretëria e Bashkuar, ju lutem kini parasysh se ato do të ruhen të sigurta në depot tona deri sa të hiqen masat dhe Aeroporti Ndërkombëtare i Tiranës të hapet sërish për fluturime tregtare. Nëse keni ndonjë shqetësim ose pyetje, ju lutem mos ngurroni të kontaktoni departamentin tonë për ndihmën ndaj klientit dhe një anëtar i ekipit tonë do t’ju ndihmojë me kënaqësi.

Tel.:  +355 67 20 48 904
Email:
info@eshopwedrop.al
E Hënë - E Premte
09:00 - 17:30
E Shtunë
09:00 - 13:00

Ne do t'ju informojmë menjëherë sapo të jenë hequr kufizimet dhe të lejohen sërish dërgesat. Ekipi ynë është siguruar që të gjitha pakot të ruhen të sigurta në depot tona dhe të dorëzohen në adresat përkatëse pasi të ketë kaluar kjo gjendje. Deri atëherë, i këshillojmë të gjithë klientët tanë të qëndrojnë të sigurt, të shijojnë kohën e lirë me familjen dhe pse jo, të planifikojnë për blerjet e tyre të ardhshme pas karantinës!

Ne ju ofrojmë një larmi blogesh, ofertash dhe uljesh, të cilat mund t’i lexoni gjatë izolimit. Ju lutem, mos harroni se kjo situatë do të kalojë së shpejti dhe do të jemi sërish në gjendje t’i rikthehemi jetës normale!

Qëndroni të sigurt në shtëpi, dhe bëjeni çdo ditë sa më të bukur!

Përzemërsisht,
Ekipi EshopWedrop

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar