Faqja kryesore Komuniteti Muaji i të Premtes së Zezë të Vërtetë
Muaji i të Premtes së Zezë të Vërtetë

Do të nisë së shpejti!! Më 23 nëntor është E Premtja e Zezë 2018 dhe ne kemi filluar tashmë të përgatisim listat e blerjeve!
Megjithatë, ky vit do të jetë paksa ndryshe… sepse ju do të keni akses ndaj Muajit të së Premtes së Zezë të Vërtetë!


Ju mund të pyesni: çfarë është Muaji i të Premtes së Zezë të Vërtetë? Ndoshta ndonjë orvatje nga ana e dyqaneve për t’ju nxitur të shpenzoni para?
Absolutisht JO! Këtë vit ju do të keni mundësinë të kurseni para jo vetëm një apo dy, por tre herë!!!

Le të fillojmë!

Muaji i Të Premtes së Zezë do të thotë – 3 ditë me oferta të mrekullueshme që po ju presin!
Dita e Beqarëve, më 11 nëntor – Në këtë ditë, beqarët nga e gjithë bota mund ta gostisin veten me nga një dhuratë! Po, kjo është dita ekuivalente e Shën Valentinit, për të cilën çiftet nuk pushojnë së foluri! Tashmë është radha juaj për t’i ‘mërzitur’ ata!
E Premtja e Zezë, më 23 nëntor – Bëhuni gati! Jemi të gjithë në pritje të kësaj dite për të përfituar nga ulje çmimi të jashtëzakonshme për pajisjet elektronike, veshjet, lodrat e shumë të tjera!
E Hëna Dixhitale, më 26 nëntor – Mundësia juaj e fundit para ardhjes së sezonit të Krishtlindjeve për të përfituar nga ofertat më të mira online të cilat mund t’ju kenë shpëtuar!

 

Muaji i Të Premtes së Zezë do të thotë – Blerje në Amerikë & Europë

I keni parë radhët e gjata jashtë dyqaneve në Amerikë dhe Europën Perëndimore, ku njerëzit madje e kalojnë natën jashtë duke fjetur para dyerve të dyqaneve për t’u siguruar që do t’i blejnë mallrat me ulje të mëdha? Këtë vit, ju do të keni shansin të përfitoni nga këto ulje të jashtëzakonshme, vetëm se do të mund ta bëni këtë nga rehatia e shtëpisë tuaj!

Kjo do të thotë se do mund t’i shmangni edhe uljet false dhe të përfitoni nga ofertat e vërteta të dyqaneve në Amerikë dhe Europë, me një klikim të thjeshtë!

Si mund ta bëni këtë?
Tashmë, ju mund të blini nga çdo dyqan online në Amerikë dhe Europë dhe EshopWedrop jua dorëzon porositë në Shqipëri me kosto shumë të lira transporti!
Nuk ka rëndësi nëse dyqani online bën apo jo dërgesa për në Shqipëri, sepse këtë detyrë e realizon EshopWedrop!

Keni kohë që prisni për një shërbim të tillë, apo jo?
Ja si funksionon EshopWedrop:

EshopWedrop është pjesë e Xpediator Group, një ofrues ndërkombëtar i shërbimit të menaxhimit të mallrave që përdoret nga më shumë se 40.000 blerës online në Europë për dorëzimin e mallrave online, pa harxhuar sasi të mëdha parash!

Muaji i Të Premtes së Zezë do të thotë – këshilla SPECIALE për ju para se të filloni blerjet online!
Si ju duket një mjet për kursimin e parave që ju jep gjithmonë një kod promocional për ta përdorur gjatë blerjeve online?
Ju paraqesim softuerin Honey!!
Honey është një shtesë në browser i cili me një klikim të thjeshtë gjen dhe aplikon automatikisht kode kuponash në momentin e kryerjes së pagesës në faqen online.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar sot FALAS dhe për t’u siguruar që të mos paguani më kurrë çmimin e plotë për asnjë artikull!

Këtë vit bëhuni mjeshtër i blerjeve online!
Mendoni se jeni gati për përvojën e së Premtes së Zezë? Ende jo!
Pajisuni SOT FALAS me Adresën tuaj Personale Postare EshopWedrop në Amerikë dhe Europë dhe nisni përvojën e së Premtes së Zezë të Vërtetë!

Na ndiqni:
Regjistrohuni për të rejat më të fundit
Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more
Pranoj
Nuk pranohet
advent calendar - translated
advent calendar - translated