Hyr
4.6
2020-04-14

Koha për të eksploruar tregje të reja online

Sa herë ju ka qëlluar që nuk mund të blini dot artikujt tuaj të preferuar sepse janë të disponueshëm vetëm në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar apo vende të tjera europiane? Ofertat më të mira, mallrat më cilësorë... që nuk mund t’i blini dot sepse gjithnjë shihni shkrimin: ‘Do t’ju vëmë në dijeni kur të bëjmë dërgesa në vendin tuaj’!

EshopWedrop mendon se është koha për të eksploruar dhe për të provuar gjëra të reja... prandaj, tashmë nuk keni pse prisni më!

EshopWedrop është këtu për të hapur dyert ndaj markave tuaja të preferuara në SHBA, Mbretëri të Bashkuar, dhe Itali! Nuk ka më nevojë t’u kërkoni miqve dhe familjes tuaj për t’ju sjellë gjërat që keni dëshirë nga jashtë shtetit. Tashmë ju mund t’i porositni vetë artikujt tuaj të preferuar sikur të ishit duke jetuar atje dhe mund t’i merrni në vendin tuaj. A nuk është një mundësi e mrekullueshme?

Si funksionon?

  • Regjistrohuni – Regjistrimi në faqen tonë zyrtare është FALAS dhe i shpejtë!
  • Aktivizoni – Verifikoni identitetin tuaj dhe pajisuni me adresat ndërkombëare të blerjeve EshopWedrop!
  • Blini online – Ju mund të porositni nga çdo faqe online në SHBA, Mbretëri të Bashkuar dhe Itali, duke përdorur adresat postare EshopWedrop pas përfundimit të blerjeve online.

Për shembull, nëse doni të porositni diçka nga Amazon në SHBA, mjafton të shtoni artikujt që dëshironi në shportën online dhe pas përfundimit të blerjeve, tek të dhënat, në vend të adresës tuaj në Shqipëri, shënoni adresën EshopWedrop në SHBA. Pakoja do të mbërrijë në magazinën tonë në Amerikë, dhe më pas ekipi EshopWedrop do t’jua dërgojë në Shqipëri! Pasi pakoja të ketë mbërritur në vendin tuaj, ju mund të zgjidhni metodën e dorëzimit.

Ofertë ekskluzive!
Regjistrohuni sot duke përdorur kodin promocional ES45 dhe fitoni dërgesën e parë FALAS!

*Termat dhe Kushtet:
Për t’u kualifikuar për dërgesën falas nga EshopWedrop, verifikoni identitetin tuaj dhe zbuloni adresat postare të blerjeve EshopWedrop. Ulja për dërgesën falas nga EshopWedrop do të aktivizohet automatikisht dhe do të jetë e vlefshme për një muaj që nga aktivizimi i llogarisë tuaj (që nga momenti kur zbuloni adresat postare të blerjeve EshopWedrop). Kjo ulje vlen vetëm për tarifat e dërgesave EshopWedrop deri në vlerën 10 EUR dhe nuk mund të përdoret e bashkangjitur me ulje të tjera të ofruara nga EshopWedrop.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar