Hyr
4.6
2018-05-10

Kategoritë e produkteve me 0% TVSH

A është produkti juaj i kualifikueshëm për 0% TVSH?

TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) është një taksë që ju paguani kur blini mallra dhe shërbime në Bashkimin Europian, përfshirë edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse ju duhet të paguani TVSH për blerjen e diçkaje, normalisht ajo përfshihet në çmimin e afishuar.

Në Mbretërinë e Bashkuar, për një sërë artikujsh vlera e TVSH-së është 0%.

Megjithatë, në mënyrë që ju të kualifikoheni për një vlerë TVSH-je 0%, adresa e shpërndarjes duhet të ndodhet brenda Mbretërisë së Bashkuar.

Kështu, duke përdorur Adresën tuaj Personale Postare EshopWedrop në Mbretërinë e Bashkuar ju jeni një hap më pranë për të shijuar këtë politikën e produkteve pa TVSH. Duhet vetëm të kontrolloni nëse produkti juaj përfshihet në një nga 4 kategoritë e mëposhtme pa TVSH:

Kategoria 1. Veshjet për fëmijë

Në mënyrë që artikulli të kualifikohet për vlerën e reduktuar të TVSH-së, ai duhet të përmbushë katër kushte parësore:

  1. Artikulli duhet të jetë veshje ose këpucë,
  2. Nuk duhet të jetë prej gëzofi,
  3. Duhet të jetë stiluar për fëmijë të moshës nën 14 vjeç,  
  4. Duhet të jetë i përshtatshëm për fëmijë nën 14 vjeç.

Shumica e artikujve të veshjeve për bebe kualifikohen për vlerë 0% të TVSH-së. Përveç kësaj, legjislacioni i Mbretërisë së Bashkuar për TVSH-në, jep edhe disa shembuj të mëposhtëm të artikujve për bebe që gjithashtu kualifikohen për 0% TVSH:

  • Gushore, përfshirë edhe gushoret plastike me një tabaka të lakuar në bazë.
  • Mushama të mbrojtjes nga shiu për karroca fëmijësh, me kusht që të jenë të përshtatshme për t’u veshur nga fëmija si mbrojtëse nga shiu, edhe kur fëmija të mos ndodhet në karrocë.
  • Pelena për një përdorim ose të ripërdorshme.
  • Shall mbështjellës për bebet.
  • Veshje me mbushje për gjumë, të ngjashme në ndërtim me çantat e gjumit, por më të hapura tek qafa dhe krahët, apo me mëngë dhe/ose këmbë.
  • Peshqira banjoje të stiluar me kapuç apo mëngë në mënyrë që të vishet nga fëmija si rrobë.

Artikujt e veshjeve me vlerën standarde të TVSH-së prej 20%, janë shiritat e krahut me reflektim, apo jelekë ndihmës për notim; pajisje shtrënguese si rripa, kopsa dhe zinxhira; distinktiva, kollare, mansheta, bandazhe dhe artikuj të tjerë për qepje dhe hekurosje; si dhe këllëf gëzofi për duart dhe veshore.

Kategoria 2. Këpucë për fëmijë

Këpucët për fëmijë që janë të kualifikueshme për vlerë 0% të TVSH-së, përfshijnë çizmet, këpucët, sandalet dhe shapkat, edhe nëse ato janë të stiluara për qëllime të veçanta, (si këpucët e baletit ose këpucë futbolli), dhe këpucë për patinazh në akull apo patinazh në mjedise të mbyllura, me ose pa tehe rrëshqitëse për patinazh apo rrota të bashkangjitura.

Këpucët për të cilat duhet paguar vlera standarde e TVSH-së prej 20%, janë tehet e patinimit apo rrotat për patinazh të shitura më vete, apo patina të tipit platformë që i bashkangjiten këpucëve normale; si dhe lidhëse këpucësh, shollë për këpucët, mbrojtëse takash dhe shollë ngjitëse të shitura si artikuj më vete.

Kategoria 3. Libra

Librat e shtypur janë të kualifikueshëm për 0% TVSH. Megjithatë, për disa libra të pashtypur ngarkohet vlera standarde e TVSH-së prej 20%. Këtu përfshihen librat audio apo CD-ROM.

Kategoria 4. Pajisje sigurie

Shumë këpucë mbrojtëse dhe helmeta kualifikohen për 0% TVSH, nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

  1. Artikujt duhet të jenë këpucë me qafa apo helmeta,
  2. Duhet të jenë fabrikuar sipas standardit të duhur europian apo britanik,
  3. Duhet të mbajnë një stampë që tregon se përputhen me këto standarde,
  4. Duhet të jenë për përdorim industrial,
  5. Nga ana e nëpunësve të tyre nuk duhet t’u jepen për përdorim personave të tjerë.

Helmetat për çiklizëm kualifikohen për 0% TVSH, nëse:

  1. Helmeta për çiklizëm është fabrikuar sipas standardeve të cilat i përmbushin kërkesat e imponuara nga Direktiva e Komunitetit Evropian mbi Pajisjet Personale të Mbrojtjes (Direktiva PPE).
  2. Mban një stampë që dëshmon përputhjen me këto standarde.

Nisni përvojën tuaj të blerjeve online SOT!
1. Zgjidhni produktin që dëshironi.
2. Pasi të keni përfunduar blerjet në faqet e dyqaneve online, shënoni adresën tuaj personale postare EshopWedrop.
3. Merrni produktet (në vendin tuaj) duke KURSYER në Koston e Transportit!

Për të zbuluar si funksionon EshopWedrop, klikoni KËTU

Blerje të mbara,
Ekipi EshopWedrop

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General - October
General - October
Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar