Hyr
4.6
2019-07-26

Informacion i rëndësishëm – Adresë e re EshopWedrop në SHBA

Ne duam t’ju falenderojmë për besimin që na keni dhënë në dorëzimin e porosive tuaja online nga SHBA-ja. Falë jush, EshopWedrop po merr gjithnjë e më shumë pako çdo ditë, duke e rritur aktivitetin e tij!

Për të përmirësuar përvojën tuaj të blerjeve online në Amerikë, magazina jonë në SHBA do të zhvendoset në një adresë të re, duke filluar nga data 26 Korrik 2019.

Çfarë do të thotë kjo për ju?

Adresa e magazinës tonë të re në SHBA do të zhvendoset në zemër të qytetit të Nju Jorkut. Si rrjedhojë, dërgesat tuaja do të kualifikohen automatikisht për të përfituar nga ligjet e qytetit të Nju Jorkut, që do të thotë se nuk do të paguhet asnjë taksë për blerjen e veshjeve dhe këpucëve (deri në vlerën e transaksionit $100)!

Kur do të jetë e disponueshme adresa e re?

Adresa e re postare EshopWedrop do të jetë e disponueshme në llogarinë tuaj personale EshopWedrop, më 26 Korrik 2019. Adresën e re mund ta përdorni kur blini online nga SHBA-ja dhe dëshironi të merrni pakot në Shqipëri.

Po pakot që janë nisur tashmë për në adresën e vjetër në SHBA?

Ne e kuptojmë se ju mund të keni kryer tashmë një porosi, e cila pritet të dorëzohet në magazinën e vjetër EshopWedrop në Amerikë. Duam t’ju informojmë se të gjitha pakot e dorëzuara në adresën e vjetër EshopWedrop, do të pranohen dhe do të procesohen, por deri në datën 31 Gusht 2019. Ju këshillojmë që të filloni të përdorni adresën tonë të re EshopWedrop në SHBA, sapo ajo të jetë e disponueshme më 26 Korrik 2019, për të qenë të sigurt se pakoja juaj do të procesohet në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.

Ofertë ekskluzive

Përfitoni nga oferta e dërgesës FALAS* nga SHBA-ja!!

Kryeni porosinë duke përdorur adresën e re të magazinës EshopWedrop në SHBA dhe përfitoni dërgesën e parë nga Amerika në Shqipëri, absolutisht FALAS* (aplikohen Termat & Kushtet)

Për më shumë informacion, ju lutemi të na kontaktoni dhe një anëtar i ekipit tonë do t’ju ndihmojë me kënaqësi.

Me përzemërsi,
Ekipi EshopWedrop

*Termat dhe Kushtet:
Për t’u kualifikuar për dërgesën FALAS nga EshopWedrop, kryeni porosinë duke përdorur adresën e re të magazinës EshopWedrop në SHBA. Ulja e dërgesës falas nga SHBA-ja do të aktivizohet automatikisht në llogarinë tuaj dhe mund të përdoret vetëm për porositë që merren në adresën e re të magazinës EshopWedrop në SHBA. Kjo ulje ka një vlerë maksimale prej 1500 Lekë. Ulja është e vlefshme vetëm për porosinë tuaj të parë, duke përfshirë vetëm pakot e dërguara në adresën e re të blerjeve në SHBA, nuk mund të përdoret e bashkangjitur me ulje të tjera nga EshopWedrop dhe përfundon më 15 Shtator 2019.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

Adresë e re në USA
Adresë e re në USA
Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar