Hyr
4.6
2021-06-15

Informacion i rëndësishëm – Adresë e re EshopWedrop në Gjermani

Duam t’ju falenderojmë për besimin tuaj në transportimin e porosive online nga Gjermania. Gjithnjë e më tepër pako po merren çdo ditë dhe EshopWedrop vazhdon të rritet falë besnikërisë dhe besimit të klientëve tanë.

Duke njohur rëndësinë gjithnjë e në rritje të Gjermanisë si një Vend Origjine dhe duke qenë të përkushtuar në përmirësimin e shërbimit tonë, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se është hapur magazina e re EshopWedrop në Frankfurt, Gjermani. Kjo është bërë me synimin për të lehtësuar transportin dhe dorëzimin e një numri më të madh pakosh nga Gjermania dhe e gjithë Europa.

 

Çfarë do të thotë kjo për ju?

Adresa e re postare në Gjermani ka qenë e aksesueshme në llogarinë tuaj personale EshopWedrop, që nga data 10 Maj 2021. Këtë adresë të re mund ta përdorni kur blini online nga Gjermania dhe dëshironi t’i merrni pakot në Shqipëri.

Me nisje të përditshme, tashmë blerjet online nga Gjermania janë më të lehta se kurrë!

 

Oferta ekskluzive

Tashmë që është hapur magazina jonë e re në Gjermani, duam të ndajmë me klientët tanë ofertat e mëposhtme:

  1. Midis datave 1-31 korrik 2021, do të aplikohet një ulje prej 10% në kostot e transportit për të gjitha porositë* nga Gjermania që kryhen në sistemin tonë! Për më tepër, për pakon e parë që merret nga klientët tanë gjatë periudhës së fushatës në magazinën tonë të re të origjinës në Gjermani, anëtarët e programit Drops, do të përfitojnë 100 Pikë Shpërblimi** në llogarinë e tyre.
  2. Përveç kësaj uljeje, ne gjithashtu do të shkëmbejmë kuponat e Amazon të përdorura në programin tonë Drops, nga USD (Amazon.COM) në EUR (Amazon.DE), për të shtuar edhe më tepër përfitimet e përdorimit të Gjermanisë si një destinacion blerjesh.
  3. Së fundmi, nëse na ndiqni në Facebook, klikoni “like” në faqen tonë dhe i bëni “tag” një miku, ju do të bëheni pjesë e lotarisë tonë të veçantë*** për të fituar një kupon nga Amazon.DE me vlerë 50 euro.

Shpresojmë që të përfitoni sa më shumë nga mundësitë e reja që ofron një ndryshim i tillë dhe të vazhdoni të shijoni blerjet nga markat tuaja të preferuara gjermane.

Ju lutem, mos ngurroni të kontaktoni ekipin tonë të ndihmës ndaj klientit nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me këtë çështje.

 

Përzemërsisht,

Ekipi EshopWedrop

Termat and Kushtet

 

* Për t'u kualifikuar për uljen 10% në koston e transportit, kryeni një porosi online duke përdorur adresën tonë të re EshopWedrop në Gjermani. Ulja do të aktivizohet automatikisht në llogarinë tuaj dhe mund të përdoret vetëm për porositë që përfshijnë pakot e marra në magazinën tonë të re në Gjermani gjatë periudhës së fushatës: 01/07/21 - 31/07/21.

(Ulja e promocional është e vlefshme vetëm për tarifat e transportit EshopWedrop dhe nuk mund të përdoret e bashkangjitur me ulje dhe promocione të tjera të ofruara nga EshopWedrop)

** 100 Pikë Shpërblimi kanë vlerën 5.00 euro, e cila mund të përdoret si ulje për transportin në porosinë tuaj të ardhshme.

***Nuk është nevoja për blerje! Fituesi do të përzgjidhet në mënyrë të rastësishme më 1 gusht 2021. Kjo garë nuk është e sponsorizuar ose e lidhur me Facebook. Pjesëmarrësit duhet të jenë mbi 18 vjeç. Fituesi do të kontaktohet menjëherë pas hedhjes së shorteut. Çmimi do të jetë në euro. Kuponi do të përdoret për porositë nga Amazon.DE

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General Registration Jan 2021
General Registration Jan 2021
Ju lutemi prisni derisa ne të vërtetojmë kodin tuaj Postar