Hyr
2019-03-27

Ide blerjesh për Pashkët

Pashkët janë pothuajse këtu! A e keni gati listën e blerjeve?

Të gjithë e dimë se Pashkët janë një nga festat më të rëndësishme të vitit!

Çfarë do të thotë kjo? MË SHUMË blerje për ju! Të gjithë do të flasin për blerjet tuaja këtë vit!

Përfitoni nga festat e Pashkëve për të surprizuar familjen dhe miqtë tuaj me dhuratat më të bukura nga Europa dhe SHBA-ja!

Pse tregjet në SHBA dhe Europë janë ideale?

Të dyja tregjet janë të njohura globalisht për cilësinë e lartë, gamën unike të produkteve dhe stilin elegant. (E kush nuk do të donte të dukej pak më shumë britanik?!)
Megjithatë, dërgesat nga jashtë mund të jenë mjaft të shtrenjta në sajë të çmimit të lartë të transportit...

Tani jo më! Ju mund të blini nga çdo dyqan online në SHBA & Europë, dhe EshopWedrop jua dorëzon porositë në vendin tuaj me një kosto të ulët transporti!

Le të fillojnë blerjet e Pashkëve!

Më poshtë do të gjeni disa nga idetë tona të preferuara për blerjet e Pashkëve, të cilat do t’i kënaqin patjetër të dashurit tuaj! Mos harroni, ju i njihni ata më mirë se kushdo, kështu që përpiquni të përdorni imagjinatën tuaj për të gjetur dhuratën më të përshtatshme, mjafton të kërkoni online.

Dhurata e Pashkëve për Fëmijë

A e dini se produktet për fëmijë dhe bebe mund të blihen me 0% TVSH në Mbretërinë e Bashkuar?
Fantastike, apo jo? Hidhini një sy dhuratave të rekomanduara nga ne:


Itali - Këmishë Polo, nga Armani - €65

Mbretëri e Bashkuar - Shtëpi kukullash prej druri KidKraft Kayla, nga Argos - £99.99


Mbretëri e Bashkuar - Çantë shpine Brittany, nga Smiggle - £28.00

Shtetet e Bashkuara – Lodër LEGO® Overwatch® 75974 Bastion, nga LEGO - $49.99


Poloni – Sandale prej lëkure për vajza, nga Smyk - PLN 129.99

Ide dhuratash për meshkuj
Një këmishë e cilësisë së lartë, një orë elegante apo parfumi i tij i preferuar, nuk janë asnjëherë një dhuratë e gabuar. Hidhini një sy dhuratave të rekomanduara nga ne:

Mbretëri e Bashkuar - këpucë sporti TriActive Men për meshkuj, nga Clarks -  £85

Itali - këmishë Eton e ngushtë e puthitur pas trupit, nga Kamiceria - €159

Mbretëri e Bashkuar - Parfum i lehtë Bleu de Chanel Eau de Parfum, nga The Perfume Shop - £76.00

Shtetet e Bashkuara - leva SCUF, nga PlayStation - $199.99

Poloni – syze gjeometrike, nga Guess Men - PLN 389.00

Ide dhuratash për femra
Meqë është sezoni i pranverës, pse të mos zgjidhni diçka florale? Tregojini dashurinë zonjave apo zonjushave në jetën tuaj me një dhuratë të mrekullueshme për festën e Pashkëve. Hidhini një sy më poshtë dhuratave të rekomanduara nga ne:

Mbretëri e Bashkuar - Parfum, nga The Perfume Shop - £36

Shtetet e Bashkuara - Këllëf për iPhone, i zbukuruar me lule, nga Anthropologie - $36.00

Poloni - Çantë florale, nga Guess - PLN 629.00

Itali - Syze dielli, nga Dolce & Gabbana - €285

Mbretëri e Bashkuar - Sandale florale, nga Ted Baker - £125

Këshillë për blerje: Gruponi të gjitha porositë tuaja në një dërgesë të vetme, për të kursyer edhe më tepër para në kostot e transportit për dërgesën përfundimtare!

Nuk keni ende një llogari EshopWedrop?

Zbuloni që sot sesi funksionon EshopWedrop!

EshopWedrop ju uron Gëzuar Pashkët! Në faqen tonë në Facebook do të gjeni çdo ditë ofertat dhe idetë më të mira për blerje online! Abonohuni dhe ndiqni rregullisht të rejat tona!

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

UK Move Banner - 2
UK Move Banner - 2
Please wait while we will validate your ZIP code