Hyr
4.6
2021-07-28

Guida thelbësore për blerjet e sezonit shkollor

Pushimet verore kanë ardhur tashmë, por shumë shpejt, fëmijët do të kthehen në shkolla. Shfrytëzojeni këtë kohë për të blerë të gjitha pajisjet e nevojshme shkollore, ndërkohë që shiten ende me çmime të ulëta. Blini gjërat e domosdoshme si uniforma shkolle, fletore, çanta, këpucë dhe shumë të tjera, me çmimet më konkurruese të sezonit.

Ne e dimë se mund të jetë e vështirë të gjenden ofertat më të mira, kështu që kemi gjetur për ju disa nga artikujt me uljet më të mëdha për sezonin shkollor. Pavarësisht nëse dëshironi të blini për një fëmijë të vogël apo jeni një adoleshent në gjimnaz ose universitet, shikoni guidën tonë të dobishme për artikujt e nevojshëm shkollorë:

 

Uniforma shkollore:

George     J.Crew   Matalan

Këshillë e vlefshme! Blini uniforma të një përmase pak më të madhe trupore që të siguroheni që do t’ju bëjnë edhe gjatë muajve në vazhdim!

 

Fletore:

WHSmiths   Wilko   Paperchase

 

Çanta:

Target   Walmart   Sports Direct

Këshillë e vlefshme! Kërkoni një artikull cilësor që mund të zgjasë për një kohë më të gjatë. Kështu mund të kurseni para në një periudhë afatgjatë.

 

Libra:

Waterstones  WHSmith

 

Teknologji:

Apple   Microsoft   MediaMarkt.it

Këshillë e vlefshme! Ndiqni faqet online të dyqaneve në mediat sociale! Shumë kompani ofrojnë ulje, kode promocionale, dhe njoftime për oferta të fshehta!

 

Në këtë periudhë të pasigurt pandemie, ne e kuptojmë shumë mirë rëndësinë e kursimit dhe gjetjen e produkteve sa më cilësore, me çmime sa më të ulëta. Shpesh mund të gjeni oferta më të mira kur blini online nga dyqane ndërkombëtare. EshopWedrop ju lejon të blini nga çdo dyqan online në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA ose në të gjithë Europën, pavarësisht nëse ato kryejnë apo jo dërgesa në Shqipëri!

Është shumë e thjeshtë krijimi i një llogarie EshopWedrop. Regjistrohuni që sot dhe përdorni adresat postare të shpërndarjes në të gjithë botën, për të nisur me ne përvojën tuaj të blerjeve online. Mos harroni se pasi të regjistroheni, dërgesa juaj e parë ndërkombëtare do të jetë FALAS!*

 

Regjistrohuni

 

Për më shumë informacion në lidhje me shërbimin tonë dhe mënyrën e përdorimit të tij, ju lutem klikoni këtu

Shpresojmë të vazhdoni të shijoni pushimet verore kudo që ndodheni. Ndiqni mediat tona sociale për ofertat, promocionet dhe uljet më të mira të verës për t'ju ndihmuar në blerjet shkollore!

 

Qëndroni të sigurt,

Ekipi EshopWedrop

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General Registration Jan 2021
General Registration Jan 2021
Ju lutemi prisni derisa ne të vërtetojmë kodin tuaj Postar