Hyr
4.6
2021-05-18

Përfitoni nga ofertat e verës!

Moti po ngrohet! Kjo do të thotë se tashmë mund të dalim jashtë dhe të argëtohemi më shumë me miqtë dhe të afërmit! Këtë vit, jo të gjithë kanë mundësinë për t’i kaluar pushimet verore jashtë shtetit, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të krijojmë një ambient sa më të këndshëm në shtëpinë ose kopshtin tonë!

Nga viti i kaluar, kemi mësuar se vera mund të kalohet shumë bukur edhe pranë shtëpisë! Ju keni mundësinë të sillni plazhin në kopshtin tuaj!!

Për të realizuar këtë, mjafton të gjeni aksesorët e duhur! Këtë qershor, EshopWedrop dëshiron t’ju ndihmojë për ta bërë verën sa më të bukur! Për të shijuar eksperiencën e një pushimi veror nga rehatia e shtëpisë tuaj, ne kemi përgatitur për ju një listë të 5 aksesorëve më të domosdoshëm për ta transformuar shtëpinë apo kopshtin tuaj, në vendin e përkryer për pushime verore! 

 

1. Veshje për verë & rrobabanjo

Në këtë periudhë të vitit mund të dukeni shkëlqyeshëm duke kursyer para! Shumica e markave më të njohura ofrojnë artikuj si, kapele vere, rrobabanjo, dhe fustane të bukura me ulje 30% ose më tepër!

Veshje për verë / rrobabanjo
New-Look
Zalando
6pm

2. Pajisje & aksesorë kuzhine

Për ata që u pëlqen të eksperimentojnë në kuzhinë, duke përgatitur gatime të shijshme nga e gjithë bota, ne kemi gjetur ofertat më të mira të qershorit, me ulje deri në 40%! Këto pajisje kuzhine do ta bëjnë më të lehtë dhe tërheqëse punën në kuzhinë! Përgatitja e ushqimeve tuaja të preferuara nuk duhet të jetë një lodhje ose sfidë këtë verë!

Pajisje & aksesorë kuzhine
MonClick
George
Currys

3. Platformat e argëtimit në shtëpi

Nuk ka arsye pse të mos e shijoni kohën e lirë përpara televizorit. Shtëpia juaj mund të mos jetë një hotel me 5 yje, por ne kemi gjetur ofertat më të mira për ta bërë sa më të rehatshëm ambientin ku pushoni! Për ato mbrëmje të freskëta kur preferoni të qëndroni në shtëpi, ne kemi përzgjedhur ofertat më të mira për ta transformuar ambientin tuaj të brendshëm në një kinema personale!

Platformat e argëtimit në shtëpi
B&H
John-Lewis
Currys

4. Pajisje ventilimi & kondicionerë

Teksa moti ngrohet dhe temperaturat rriten, ambientet e brendshme bëhen më të nxehta. Ne kemi përfshirë në listën tonë artikuj për të mbajtur shtëpinë tuaj të freskët këtë verë! Duke filluar nga sistemet klasike të ftohjes, tek ventilatorët e dorës apo kondicionerët, ju do të gjeni gjithçka që keni nevojë, për çmime të lira!

Pajisje ventilimi & kondicionerë
ArredaTutto
Amazon
Currys

5. Pajisje kopshti & lodra

Kopshti është shumë i rëndësishëm në muajt e verës! Këtë verë, është shumë e lehtë që të krijoni një ambient argëtues për të vegjlit tuaj! Udhëtimet jashtë shtetit janë të shtrenjta, kështu që pse të mos e sillni plazhin në kopshtin tuaj! Me këto oferta, kjo është më e lehtë se kurrë!

Pajisje kopshti & lodra
Kasanova
Amazon
BestBuy

 

Nuk keni ende një profil EshopWedrop?

Krijimi i profilit është shumë i thjeshtë! Mjafton të regjistroheni sot dhe mund të blini online në të gjithë botën! – Regjistrohuni këtu

Për të mësuar më shumë mbi EshopWedrop dhe shërbimet tona, klikoni këtu

EshopWedrop është një shërbim shpërndarës ndërkombëtar, që ju mundëson të blini nga dyqanet online në Europë, SHBA ose Britani, duke i marrë pakot në Shqipëri.

 

Na ndiqni në mediat sociale ku ndajmë me ju uljet dhe ofertat më të fundit. Na ndiqni këtu

 

Blerje sa më të këndshme këtë verë,

Ekipi EshopWedrop

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

Magazinës tonë të re në Frankfurt!
Magazinës tonë të re në Frankfurt!
Ju lutemi prisni derisa ne të vërtetojmë kodin tuaj Postar