Hyr
4.6
2021-11-01

E Premtja e Zezë 2021 – blini, kurseni, dhe ndani me të tjerët!

Koha po afron! Së shpejti do të vijë eventi më i madh në vit i blerjeve online! E Premtja e Zezë është më 26 nëntor, 2021! Jeni gati?!

A e dini se dyqanet tuaja të preferuara online si Amazon, eBay, Allegro, Zalando dhe shumë të tjerë, do të ofrojnë uljet më të mëdha të vitit? Dhe këto ulje do të jenë të disponueshme për të gjithë muajin nëntor, jo vetëm gjatë fundjavës së të Premtes së Zezë!

Mos vononi! Filloni të përgatisni që tani listën e dëshirave dhe kontrolloni uljet ditore të çmimeve!

 

Kurseni në kostot e transportit!

EshopWedrop ju ndihmon në dorëzimin e pakove që keni porositur të Premten e Zezë, nga Europa, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja, në Shqipëri, me kosto transporti që fillojnë nga vetëm 1280 Lekë! Por kjo nuk është e gjitha! Ne kemi krijuar një program fantastik këtë muaj, në mënyrë që ju të përfitoni sa më shumë nga ofertat e mrekullueshme të së Premtes së Zezë!

Në këtë kohë pasigurie, rritja ekonomike dhe stabiliteti janë vërtet të rëndësishme. Me këtë në mendje, ne ju prezantojmë Pikët Stimuluese për të Premten e Zezë, një program i krijuar për të ndihmuar klientët tanë në këtë periudhë krize financiare, që të përfitojnë nga ofertat e mrekullueshme që ofron e Premtja e Zezë.

Ju mund të keni vënë re se ne kemi depozituar 2021 Pikë Shpërblimi në llogarinë tuaj Drops (nëse jeni anëtar i Drops). Ata që nuk janë regjistruar ende, mund të bashkohen deri të martën, më 30 nëntor 2021 në programin tonë Drops dhe të përfitojnë nga kjo mundësi emocionuese.

Shpresojmë që kjo do të jetë e dobishme, duke ju ndihmuar të blini online me kosto të reduktuara, gjatë periudhës festive të së Premtes së Zezë. Përfitoni nga këto Pikë Shpërblimi me rastin e të Premtes së Zezë dhe blini artikujt tuaj të preferuar me ulje ekskluzive, në muajt më të ngarkuar të vitit.

Ne e dimë se shumë prej jush mund të jenë në vështirësi financiare gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe shpresojmë që kjo t’ju japë mundësinë të blini online mallrat që dëshironi, gjatë periudhës së të Premtes së Zezë.

Vizitoni profilin tuaj EshopWedrop sot dhe zbuloni pikët në llogarinë tuaj!

Nuk keni ende një llogari EshopWedrop? Regjistrohuni këtu brenda 30 ditëve për të marrë 2021 Pikët e Shpërblimit! Sigurohuni që të bëheni pjesë e programit tonë Drops për të marrë shpërblimin tuaj!

 

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me të Premten e Zezë, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni dhe një anëtar i ekipit tonë do t’ju ndihmojë me kënaqësi.

 

Kujdesuni për veten dhe ju urojmë blerje sa më të këndshme,

Ekipi EshopWedrop

 

 

Termat & Kushtet

Uljet e konvertuara janë të vlefshme vetëm për tarifat e dërgesave nga EshopWedrop dhe nuk mund të përdoren së bashku ose të grumbullohen me ulje dhe oferta të tjera të ofruara nga EshopWedrop.

Llogaritë e reja Drops të aktivizuara brenda 30 ditëve nga fillimi i kësaj fushate, do të marrin 2021 Pikë Shpërblimi. 01/11/21 – 30/11/21

Pasi të grumbullohen, pikët mund të shpenzohen sipas dëshirës. Pikët e shpërblimit të pashpenzuara do të mbeten në llogarinë tuaj për një kohë të pacaktuar.

Pikët mund të konvertohen në një shumë maksimale prej 200 për të mundësuar një kod ulje prej 1200 Lekë. Kodi i uljes do të jetë i vlefshëm vetëm për një periudhë prej tre muajsh.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General Registration Jan 2021
General Registration Jan 2021
Ju lutemi prisni derisa ne të vërtetojmë kodin tuaj Postar