Hyr
4.6
2020-06-05

Çfarë të blini online – Ofertat më të mira

Vera më në fund ka mbërritur dhe ajo është stina më e preferuar për shumë njerëz! Pse? Sepse moti ngrohet, gjithçka është më e gjallëruar dhe është koha e përkryer për pushime! Në periudhën e tanishme, udhëtimi është më i ndërlikuar, por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta shijoni jetën në maksimum nga rehatia e shtëpisë tuaj.

Izolimet dhe karantinat na kanë sjellë në një normalitet të ri, por ka edhe anë pozitive. Tashmë kemi më shumë kohë për të planifikuar dhe për të ëndërruar për një të ardhme më të mirë. Fatmirësisht, kemi mundësinë të blejmë online çdo gjë që dëshirojmë dhe mund t’i marrim pakot në shtëpi, pa qenë nevoja të rrezikojmë shëndetin me kontakte fizike.

Shihni më poshtë ofertat më të mira për muajin Qershor!

1. Pajisje për Kamping & Peshkim

Të gjitha dyqanet që shesin pajisje për aktivitete në natyrë, po ofrojnë uljet më të mëdha këtë muaj dhe ju nuk duhet t’i humbisni! Tenda dhe pajisje për kamping, pajisje për ngjitje në male dhe peshkim – të gjitha të ofruara me ulje nga dyqanet më të mira në botë, si Decathlon, The North Face, Columbia, Angling Direct dhe shumë të tjerë! Distancimi social mund të ruhet fare mirë në pyll, në shoqërinë e njerëzve tuaj të afërm.

Pajisje për Kamping & Peshkim
Millets
Rei
Sportit

2. Makineri & pajisje për kositjen e barit

Stinë e re, kopsht i ri! Ndjeni nevojën për të përmirësuar ose ndryshuar kopshtin tuaj? Këtu do të gjeni disa nga ofertat më të mira të momentit për projektet e kopshteve dhe shtëpive, ku mund të porositni artikuj online si kositëse bari, trapanë, etj, për çmime të mrekullueshme, nga markat më të mira në botë – Makita, Bosch, Screwfix, Argos, B&Q dhe shumë të tjera!

Makineri & pajisje për kositjen e barit
Argos
Home Depot
Amazon

3. Veshje të brendshme

Qershori është një muaj i përkryer për të blerë veshje të brendshme, dhe një nga mundësitë më të mira janë Uljet e Gjysmëvitit nga Victoria’s Secret! Përveç kësaj marke të mirënjohur, ekzistojnë shumë dyqane të tjera online që ofrojnë ulje deri në 80% për koleksionet e tyre të mëparshme, duke ju dhënë mundësinë të blini reçipeta cilësore, bluza të shkurtra, geta, komplete të brendshmesh dhe këmisha nate, për çmime të mrekullueshme.

Veshje të brendshme
Debenhams
Triumph
Victoria's Secret

4. Veshje për verë

Të gjitha dyqanet nëpër botë, këtë muaj po ofrojnë me ulje koleksionet e tyre të verës dhe ju nuk duhet t’i humbisni! Fustane me lule, pantallona për verë, rrobabanjo, sandale, këpucë vere, kapele dhe aksesorë të ndryshëm – të gjitha të ofruara me ulje nga dyqanet më të mira online, si Limango, Macy’s, Matalan, Zalando, Guess dhe shumë të tjerë!

Veshje për verë
Forever21
Motivi
George

5. Pajisje & enë kuzhine

Përfitoni nga uljet e Qershorit për pajisjet dhe enët e kuzhinës, si tiganë, lugë, pirunë, thikë, pjata dhe enë të tjera kuzhine! Ju keni shansin të blini online duke përfituar nga ofertat më të mira që mund të arrijnë deri në 70% ULJE nga disa dyqane të njohura si Bed Bath & Beyond, John Lewis, Argos, Walmart, Amazon, Wayfair dhe shumë të tjerë! Koha për të gatuar ushqimet tuaja të preferuara të verës në enë të reja kuzhine.

Pajisje & enë kuzhine
Wayfair
Anthropologie
Kasanova

 6. Projektet “Bëje vetë”

Ju pëlqejnë të bëni krijime me dorën tuaj, punime artistike apo projekte të tjera personale që ju sjellin kënaqësi gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi? Qershori është muaji i përkryer për të blerë gjërat e nevojshme për krijime të tilla! Marka si Amazon, Hobby Craft, Ebay, Etsy dhe shumë të tjera ofrojnë ulje deri në 80% për koleksionet e tyre të mëparshme ose artikujt e dimrit. Nuk mund ta humbisni shansin për të punuar këto projekte të bukura që i keni planifikuar gjatë gjithë kësaj kohe!

Projektet “Bëje vetë”
Hobbycraft
Etsy
Groupon

 7. Ventilatorë & Freskuese

Qershori është muaji më popullor për uljet e ventilatorëve & freskueseve, si një traditë disa vjeçare. Ofertat janë të parezistueshme, duke arritur deri në 80% ULJE nga disa dyqane online si Allegro, Bed Bath and Beyond, Wayfair, Amazon, Ebay dhe shumë të tjerë! Nëse kërkoni të blini një freskuese klasike, ventilator, freskuese me Bluetooth apo një kondicioner portabël, mund t’i gjeni të gjitha tani për çmime fantastike. Uljet përfshijnë oferta të mrekullueshme për të gjitha nivelet e çmimeve, kështu që nxitoni dhe bëni zgjedhjen tuaj, sepse po afron vapa!

Ventilatorë & Freskuese
Amazon
Wayfair
Ebay

Blini online për të përfituar nga ofertat më të mira dhe EshopWedrop do t’jua dorëzojë porositë në shtëpinë tuaj!

EshopWedrop është një shërbim transporti ndërkombëtar për dërgesa online që ju dorëzon mallrat e porositura nga Europa & SHBA-ja, për kosto shumë të ulëta!

Nuk keni ende një llogari EshopWedrop?
Regjistrohuni sot dhe përfitoni dërgesën tuaj të parë FALAS*

*Termat & Kushtet
Për t’u kualifikuar për dërgesën FALAS nga EshopWedrop, verifikoni identitetin tuaj dhe çbllokoni adresat personale EshopWedrop. Ulja për dërgesën falas nga EshopWedrop do të aktivizohet automatikisht dhe do të jetë e vlefshme për një muaj, duke filluar nga aktivizimi i llogarisë tuaj (që nga momenti kur çbllokoni adresat tuaja postare EshopWedrop). Kjo ulje është e vlefshme vetëm për tarifat e dërgesës EshopWedrop deri në 10 euro dhe nuk mund të përdoret e bashkangjitur me ulje të tjera të ofruara nga EshopWedrop.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar