Hyr
4.6
2020-10-20

Çfarë të blini në tetor – Ofertat më të mira

Vera ka tashmë një muaj që ka kaluar dhe ne ende po përshtatemi me motin e freskët, ngjyrat e arta dhe mbrëmjet e rehatshme të vjeshtës! Tetori është një muaj i përkryer për të kryer blerje, edhe pse i paraprin muajit të së Premtes së Zezë. Moti mund të jetë i ftohtë, por uljet janë të NXEHTA!

EshopWedrop vazhdon t’ju pajisë me artikujt e nevojshëm për çdo sezon, duke pasur mundësinë të blini online nga Europa dhe SHBA-ja, me kosto të ulëta transporti. Pavarësisht gjendjes së pandemisë, ju mund të mbështeteni tek ne për gjithçka që ju nevojitet, juve, familjes apo të afërmve tuaj!

Më poshtë do të gjeni disa nga ofertat më të mira online për muajin tetor:

  1. Artikuj shkollorë
    Në gusht, zakonisht nisin blerjet masive për artikujt shkollorë, por në tetor, keni mundësinë të përfitoni nga uljet e çmimeve. Blini me çmime shumë të lira stilolapsa, blloqe shënimesh, uniforma shkollore, këpucë, libra dhe shumë artikuj të tjerë shkollorë nga marka si The Works, Walmart, Argos, Paperchase, Amazon, Ebay, dhe EshopWedrop do t’jua dorëzojë blerjet në shtëpi!
Artikuj shkollorë
Limango
Debenhams
Matalan
  1. Veshje për verë – sidomos xhinse
    Për modën duhet menduar para kohe. Pse të mos përfitoni nga uljet e koleksionit veror të këtij viti? Me qindra xhinse, fustane, rrobabanjo, sandale, aksesorë, syze dielli apo pantallona të shkurtra… tashmë shiten për vetëm £10, $5 apo edhe 2 euro. Blini nga marka si Limango, Zalando, M&S, Matalan dhe shumë të tjera për të përfituar nga oferta të mrekullueshme online!
Veshje për verë – sidomos xhinse
H&M USA
Levi
Missguided
  1. Pajisje për kamping & marshim
    Tetori është muaji i përkryer për aventurierët, sepse ju mund të blini të gjitha pajisjet e nevojshme për udhëtimet dhe aventurat tuaja, me ulje çmimi deri në 85%! Blini nga dyqane online si Decathlon, Columbia, Garmont, Scarpa, The North Face dhe shumë të tjerë, ku do të gjeni ofertat më të mira për vitin 2020, dhe EshopWedrop do t’jua dorëzojë blerjet në shtëpinë tuaj për një kosto të ulët!
Pajisje për kamping & marshim
Millets
Decathlon
REI
  1. Blerje për dasma
    Sezoni i dasmave ka mbaruar tashmë, çka do të thotë se kanë nisur ULJET! Tetori është një muaj i shkëlqyer për blerjet e dasmave, si dekorime, fustane nusesh, fustane për shoqërueset e nuseve, këpucë dhe bizhuteri për dasma, si dhe shumë artikuj të tjerë që mund të dëshironi. Për të kursyer sa më shumë në kosto, blijini këto artikuj online nga Amazon, Ebay, Etsy, Davids Bridal, JJ’s House, White Silhouette dhe dyqane të tjera, dhe përdorni EshopWedrop për t’i marrë në dorëzim në vendin tuaj!
Blerje për dasma
Jjshouse
Amazon.de
Boutique-jourdefete
  1. Lodra
    Krishtlindjet po afrojnë dhe markat më të mira të lodrave po përpiqen të krijojnë hapësirë për dhuratat që do të zgjedhë Babagjyshi i Vitit të Ri për fëmijët që janë sjellur mirë këtë vit! Së shpejti, duhet të zbrazen raftet, prandaj mos hezitoni të blini lodra në tetor, sepse ju presin oferta fantastike, me deri në 80% ULJE, nga marka si Smyths, Argos, Amazon, Toys R Us, Target, My Toys, Lego dhe shumë të tjera!
Lodra
Argos
Smythstoys
ASDA
  1. Ventilatorë & Freskuese
    Vapa ka kaluar tashmë, por ju mund të merrni masa për verën e ardhshme! Tetori është një muaj i shkëlqyer për të blerë freskuese, kondicionerë, ventilatorë, apo edhe lagështues ajri, të cilat do t’i gjeni me ulje çmimi në shumë dyqane online. Currys PC World, Mediamarkt, Argos, Amazon, Saturn dhe Walmart, janë vetëm disa nga dyqanet online që kanë oferta të shkëlqyera për momentin, deri në 85% ULJE. Mos i humbni ato dhe përdorni EshopWedrop për të marrë porositë në shtëpinë tuaj, me kosto të ulëta transporti!
Ventilatorë & Freskuese
Futuradirect
Saturn
Amazon

Blini online duke përfituar nga ofertat më të mira jashtë shtetit dhe EshopWedrop do t’jua dorëzojë pakot në shtëpi!

EshopWedrop është një shërbim për shpërndarjen e pakove që ju dorëzon porositë online nga Europa & SHBA-ja, me kosto të ulëta transporti!

Nuk keni ende një llogari EshopWedrop?
Regjistrohuni sot dhe pakoja e parë do t’ju dorëzohet FALAS*

*Termat & Kushtet
Për t’u kualifikuar për transportin Falas nga EshopWedrop, verifikoni sot identitetin tuaj dhe aksesoni adresat personale EshopWedrop. Ulja e transportit falas do të aktivizohet automatikisht dhe do të jetë e vlefshme për një muaj që nga aktivizimi i llogarisë tuaj (që nga momenti kur aksesoni adresat postare EshopWedrop). Kjo ulje është e vlefshme vetëm për tarifat e transportit EshopWedrop deri në vlerën 1500 Lekë dhe nuk mund të përdoret e bashkangjitur me ulje të tjera të ofruara nga EshopWedrop.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

Advent calendar website
Advent calendar website
Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar