Hyr
4.6
2020-09-23

Çfarë të blini në Shtator - Ofertat më të mira

Fundi i verës mund t’i bëjë disa njerëz nostalgjikë, por me mbërritjen e vjeshtës, vijnë edhe oferta fantastike, koleksione të reja dhe ngjyrat me nuanca të arta. Si mund të mos ju pëlqejë kjo stinë e mrekullueshme?

EshopWedrop vazhdon t’ju pajisë me artikujt e nevojshëm për çdo sezon, duke pasur mundësinë të blini online nga Europa dhe SHBA-ja, me kosto të ulëta transporti. Pavarësisht gjendjes së pandemisë, ju mund të mbështeteni tek ne për gjithçka që ju nevojitet, juve, familjes apo të afërmve tuaj!

Më poshtë do të gjeni disa nga ofertat më të mira online për muajin shtator:

  1. Pajisje kopshti 

Me fundin e verës, përfundojnë edhe barbekjutë, banjot e diellit dhe prerja e barit. Por nisin uljet masive deri në 85% në dyqane si Walmart, B&Q, IKEA, Argos, Mediamarkt dhe shumë të tjerë!

Garden & Outdoors Equipment
UK - BBQ World
DE - Real
PL - Allegro
  1. Mobilje për mjedisin e jashtëm

Keni ëndërruar që të keni një kopsht të bukur, tarracë apo ballkon tërheqës në verë? Mos u shqetësoni! Këtë mund ta arrini verën e ardhshme. Kjo është koha e përkryer për të përfituar nga ULJET e mëdha të vjeshtës që ofrojnë marka si Wayfair, IKEA, Amazon, Ebay dhe shumë të tjera!

Patio furniture
UK - Argos
IT - OBI-Italia
DE - Amazon
  1. Veshje për verë

Për modën duhet menduar para kohe. Pse të mos përfitoni nga uljet e koleksionit veror të këtij viti? Me qindra fustane, rrobabanjo, sandale, aksesorë, syze dielli apo pantallona të shkurtra… tashmë shiten për vetëm £10, $5 apo edhe 2 euro. Blini nga marka si Limango, Zalando, M&S, Matalan dhe shumë të tjera për të përfituar nga oferta të mrekullueshme online!

Summer Fashion
DE - LIDL
UK - Zalando
PL - Answear
  1. Biçikleta

Këtë sezon, balta mund të mos e bëjë tërheqës çiklizmin, por ju mund të përgatiteni për verën e ardhshme. Shtatori është muaji i përsosur për të blerë biçikleta me çmime të lira. Mos e humbni këtë mundësi të shkëlqyer për një biçikletë të re, duke blerë nga dyqane online si Decathlon, Amazon, JD, Halfords, Schwinn dhe shumë të tjerë!

Bikes
DE - Fahrrad
PL - Bikester
UK - Halfords
  1. Produkte nga Apple

Në shtator, Apple lançon publikisht pajisjet më të reja, çka do të thotë se ju mund t’i blini versionet e mëparshme me ulje çmimi. Pra, ju mund të blini pajisje të shkëlqyera me çmime të volitshme, duke i prenotuar online dhe duke i marrë porositë në shtëpinë tuaj, me ndihmën e EshopWedrop! Mos e humbisni këtë ofertë të parezistueshme!

Apple Products
UK - Amazon
DE - Otto
PL - Mediamarkt
  1. Valixhe

Për momentin, mundësitë për udhëtim janë të kufizuara, por ju mund të planifikoni para kohe për vitin tjetër apo edhe vitet e ardhshme. Si mund të shkoni në destinacionet tuaja të preferuara pa valixhe? A jeni të pajisur mirë? Nëse jo, kini parasysh se shtatori është një muaj i përsosur për të blerë valixhe me ulje çmimi, nga marka si Samsonite, Amazon, Ebay, Argos, Matalan dhe shumë të tjera!

Luggage
UK - Debenhams
PL - Bagaze.sklep
IT - Amazon

Blini online duke përfituar nga ofertat më të mira jashtë shtetit dhe EshopWedrop do t’jua dorëzojë pakot në shtëpi!

EshopWedrop është një shërbim për shpërndarjen e pakove që ju dorëzon porositë online nga Europa & SHBA-ja, me kosto të ulëta transporti!

Nuk keni ende një llogari EshopWedrop?
Regjistrohuni sot dhe pakoja e parë do t’ju dorëzohet FALAS*

*Termat & Kushtet
Për t’u kualifikuar për transportin Falas nga EshopWedrop, verifikoni sot identitetin tuaj dhe aksesoni adresat personale EshopWedrop. Ulja e transportit falas do të aktivizohet automatikisht dhe do të jetë e vlefshme për një muaj që nga aktivizimi i llogarisë tuaj (që nga momenti kur aksesoni adresat postare EshopWedrop). Kjo ulje është e vlefshme vetëm për tarifat e shpërndarjes EshopWedrop deri në vlerën 1500 Lekë dhe nuk mund të përdoret e bashkangjitur me ulje të tjera të ofruara nga EshopWedrop.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General - October
General - October
Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar