Hyr
4.6
2020-06-30

Çfarë të blini në Korrik – Ofertat më të mira

Më në fund ka ardhur vera dhe ajo është fantastike... njëlloj si ofertat ndërkombëtare që ne kemi gjetur për ju. Kënaqësia e pushimeve verore është më e fortë se kurrë, por për shkak të kufizimeve aktuale nuk kemi mundësi të shumta. Prandaj, ne do t’ju ndihmojmë të qëndroni të sigurt, krijues dhe të pajisur mirë për të gjitha eventet e ardhshme, pranë shtëpisë tuaj!

Izolimi dhe karantina kanë krijuar një normalitet të ri. Edhe pse disa dyqane fizike janë hapur, ju keni ende mundësi të blini online çdo gjë që keni nevojë, nga çdo vend i botës dhe mund t’i merrni pakot në shtëpi, drejt e në derën tuaj, pa rrezikuar nëpërmjet kontaktit fizik.

Më poshtë do të gjeni ofertat më të mira të Korrikut!

  1. Mobilje të vogla

Të gjithë shitësit e mëdhenj të mobiljeve në botë, po ofrojnë çmimet më të mira këtë muaj dhe ju nuk mund t'i humbisni! Komodina, bufe të vogla, sirtarë, karrige - të gjitha ofrohen me ulje nga dyqanet më të mira online në botë, përfshirë Wayfair, Amazon, Next, Range dhe shumë të tjerë! Ndryshimet e vogla janë thelbësore në krijimin e hapësirës më të përshtatshme për ju dhe familjen tuaj, kështu që mos humbisni shansin për të gjetur gjëra me vlerë në këtë muaj të nxehtë, plot me oferta.

Mobilje të vogla
Amazon
Homebase
John Lewis
  1. Pajisje sportive

Për të apasionuarit e sportit, Korriku është muaji i përkryer për të përfituar nga ofertat. Nëse kërkoni të blini topa profesionalë, rrjeta, raketa, atlete apo pajisje mbrojtëse sportive, do t’i gjeni të gjitha me deri në 80% ulje gjatë këtyre ditëve. Marka si Asics, Nike, Columbia, North Face dhe Decathlon, po ofrojnë ulje të jashtëzakonshme, të cilat nuk duhet t’i humbisni. Pajisuni siç duhet dhe nisni jetën aktive!

Pajisje sportive
Decathlon
Amazon
Sports Direct
  1. Laptop & Tableta

Korriku është një muaj i shkëlqyer për të blerë pajisje kompjuterike, sidomos laptop dhe tableta, dhe një rol të rëndësishëm në këtë vendim po luajnë fushatat Clearance që për momentin janë përhapur gjithandej nëpër botë! Nëse kërkoni të blini një Ipad, një tabletë të konvertueshme, një tabletë hibride, një laptop të vogël, apo një laptop profesional, mund të gjeni online oferta për të gjitha nevojat, të cilat mund t’i aksesoni nga rehatia e kolltukut tuaj. Shihni ofertat e markave si Currys PC World, Amazon, Target, Allegro dhe shumë të tjera, për çmime të parezistueshme!

Laptop & Tableta
Argos
Currys
Mediaworld
  1. Mjete pune

Sezon i ri, aftësi të reja! Dëshironi të kryeni një projekt “Bëje vetë” apo të bëni një ndryshim në shtëpinë tuaj? Këtu do të gjeni disa nga ofertat më të mira për projektet me kopshtin, shtëpinë apo edhe makinën tuaj, ku mund të porositni online artikuj të ndryshëm si mjete pune elektrike, vegla dore, trapanë dhe komplete të ndryshme mjetesh pune, që ofrohen me çmime fantastike nga markat më të mira të botës, si – Makita, Bosch, Screwfix, Argos, B&Q dhe shumë të tjera!

Mjete pune
Toolstop
Ebay
Amazon
  1. Bizhuteri

Korriku është një muaj i shkëlqyer për të blerë bizhuteri, falë uljeve në periudhën e gjysmë vitit! Shumë dyqane të njohura online ofrojnë koleksionet e tyre të mëparshme me ulje deri në 80%, duke iu dhënë mundësinë të blini unaza, varëse, kurora për evente të veçanta, vathë dhe komplete bizhuterish të cilësisë më të lartë dhe me çmime të mrekullueshme. Mos i humbni ofertat nga Goldsmiths, Tiffany & Co., Missoma, Laura Lombardi, Baublebar dhe shumë dyqane të tjera online!

Bizhuteri
Pandora
Debenhams
Baublebar
  1. Veshje për verë

Të gjithë dyqanet e mëdha të botës po ofrojnë me ulje koleksionet e verës dhe ju nuk mund t’i humbisni! Fustane me lule, pantallona vere, rrobabanjo, sandale dhe këpucë vere, kapele dhe aksesorë vere – të gjitha të ofruara me ulje nga dyqanet më të mira online, si Limango, Macy’s, Matalan, Zalando, Guess dhe shumë të tjerë!

Veshje për verë
Uniqlo
Matalan
Zara
  1. Dekor shtëpie

Në Korrik ofrohen ulje për artikujt e dekorit të shtëpisë, si llampa, jastëkë, qilima, piktura dhe aksesorë  të vegjël! Ky është një rast ideal për të blerë online dhe për të përfituar nga ofertat më të mira, të cilat mund të arrijnë deri në 70% ULJE në dyqane të njohura si Bed Bath & Beyond, John Lewis, Argos, Wallmart, Amazon, Wayfair dhe shumë të tjerë! Dekorojeni shtëpinë sipas shijes tuaj duke e kthyer në një ambient të denjë për një foto në Pinterest. Ky është momenti i duhur!

Dekor shtëpie
Wayfair
Anthropologie
LaRedoute

Blini online duke përfituar nga ofertat më të mira dhe EshopWedrop do t’jua dorëzojë pakot në shtëpinë tuaj!

EshopWedrop është një shërbim për dërgesa online që ju dorëzon në Shqipëri mallrat e porositura nga Europa & SHBA-ja, për kosto shumë të ulëta!

Nuk keni ende një llogari EshopWedrop?
Regjistrohuni sot dhe përfitoni dërgesën tuaj të parë FALAS*

*Termat & Kushtet
Për t’u kualifikuar për dërgesën FALAS nga EshopWedrop, verifikoni identitetin tuaj dhe aksesoni adresat personale EshopWedrop. Ulja për dërgesën falas nga EshopWedrop do të aktivizohet automatikisht dhe do të jetë e vlefshme për një muaj, duke filluar nga aktivizimi i llogarisë tuaj (që nga momenti kur aksesoni adresat tuaja postare EshopWedrop). Kjo ulje është e vlefshme vetëm për tarifat e dërgesës EshopWedrop deri në 1500 Lekë dhe nuk mund të përdoret e bashkangjitur me ulje të tjera të ofruara nga EshopWedrop.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General - October
General - October
Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar