Hyr
4.6
2020-05-15

Blerje gjatë koronavirusit? Ja pse duhet të mendoheni sërish.

Jetët tona kanë ndryshuar shumë gjatë kësaj pranvere…
Rutinat tona të përditshme duket se kanë ndalur dhe ne po presim t’i rikthehemi jetës normale dhe të jemi në gjendje të dalim jashtë pa frikë!

Lajmi i mirë është se shumë vende të botës kanë filluar të heqin masat e karantinës dhe hap pas hapi jeta do t’i rikthehet sërish normalitetit!

Na kanë munguar shumë shëtitjet në ajër të pastër, takimet me miqtë nëpër lokale dhe gjëra të rëndomta si hyrjet në dyqane për të blerë diçka të re!

Masat e karantinës mund të jenë hequr po jo vëmendja jonë!

Pa dyshim se prioriteti ynë është të takohemi më në fund me miqtë, familjen dhe të dashurit tanë, të cilët na kanë munguar gjatë kësaj kohe! Pra, sigurisht që ju mund të mendoni se këpucët që donit të blinit mund të presin për më vonë… Kujt nuk i pëlqen të blejë gjërat e preferuara? Por, a ja vlen të mbash radhë në një dyqan për të blerë diçka që nuk është urgjente? Edhe fëmijët duan të kenë lodrën që panë atë ditë në një reklamë televizive (kjo është e kuptueshme duke qenë se kanë kaluar kaq shumë kohë brenda duke luajtur me të njëjtat lodra), por a ja vlen rreziku për të shkuar në dyqan?

Pse të mos e kaloni kohën me diçka më produktive, si të shëtisni në park ose në breg të detit apo të eksploroni një vend të ri në natyrë? Tashmë më shumë se kurrë, keni nevojë për ajër të pastër!

Ja se çfarë ju këshillojmë ne! Përdoreni me kujdes kohën e daljes jashtë dhe shfrytëzoni blerjet online. Kjo do t’ju kursejë kohë dhe do të keni më pak shanse të infektoheni nga virusi!

EshopWedrop ju ndihmon me dorëzimin e blerjeve tuaja online. Tani është koha e përkryer për të blerë online nga Europa and SHBA-ja dhe ne do t’jua dorëzojmë pakon në Shqipëri për kosto shumë të ulëta transporti!

Kur blini online, mundësitë tuaja janë të pakufizuara dhe mbi të gjitha, mund të përfitoni nga oferta të përditshme! Për shembull, Amazon dhe eBay po ofrojnë çdo ditë ulje deri në 80% për shumë kategori produktesh! SportsDirect, Assos, Zalando, TopShop, Asda dhe shumë dyqane të tjera ofrojnë produkte që mund të mos shiten në vendin tuaj, për çmime mjaft të ulëta! Gjithashtu, të gjitha dyqanet online në Angli, i sheshin me 0% TVSH, veshjet, lodrat dhe librat për fëmijë!

Pse të mos e provoni?

Ja si mund të blini jashtë shtetit dhe t’i merrni pakot në shtëpi!

  1. Regjistrohuni sot – është FALAS* dhe nuk ju merr më shumë se një minutë kohë
  2. Aktivizoni llogarinë tuaj dhe pajisuni me adresat ndërkombëtare EshopWedrop
  3. Blini nga çdo dyqan online në Europë & SHBA dhe pas përfundimit të blerjeve në faqen online, shënoni adresën e duhur ndërkombëtare në vend të adresës së shtëpisë tuaj

Për shembull, nëse doni të blini diçka nga John Lewis në Mbretërinë e Bashkuar, shtoni artikujt e dëshiruar në shportën online dhe pas përfundimit të blerjeve në faqen online, shënoni adresën britanike EshopWedrop. Ajo është adresa e magazinës tone në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të mbërrijë pakoja juaj dhe më pas do të dërgohet në shtëpinë tuaj nga ekipi i shkëlqyer EshopWedrop! Sapo pakoja të ketë mbërritur në Shqipëri, ju do të njoftoheni dhe mund të zgjidhni nëse parapëlqeni t’jua dorëzojnë pakon në shtëpi apo ta tërhiqni vetë.

Ofertë ekskluzive! Regjistrohuni sot duke përdorur kodin promocional STOPCOVID dhe përfitoni dërgesën e parë ndërkombëtare FALAS*!

*Termat & Kushtet
Për t’u kualifikuar për dërgesën FALAS nga EshopWedrop, verifikoni identitetin tuaj dhe çbllokoni adresat personale EshopWedrop. Ulja për dërgesën falas nga EshopWedrop do të aktivizohet automatikisht dhe do të jetë e vlefshme për një muaj, duke filluar nga aktivizimi i llogarisë tuaj (që nga momenti kur çbllokoni adresat tuaja postare EshopWedrop). Kjo ulje është e vlefshme vetëm për tarifat e dërgesës EshopWedrop deri në 10 euro dhe nuk mund të përdoret e bashkangjitur me ulje të tjera të ofruara nga EshopWedrop.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar