Hyr
4.6
2020-03-27

3 këshilla për t’i mbijetuar izolimit në shtëpi

Ju mungojnë takimet me miqtë apo shëtitjet në ajër të pastër?
Një nga aspektet më të vështira të pandemisë është pamundësia për të shprehur dashurinë ndaj miqve tuaj me përqafime apo puthje, ose thjesht pamundësia për të dalë sëbashku për të ngrënë apo pirë diçka. Qëndrimi në shtëpi është zgjidhja më e mirë në këtë periudhë, kështu që le të përpiqemi të bëjmë maksimumin për t’ia kaluar sa më mirë brenda këtyre kushteve!

Jeni me fëmijë dhe po punoni nga shtëpia?
Puna nga shtëpia mund të jetë e vështirë dhe ndonjëherë mund t’ju duket se fëmijët nuk arrijnë të argëtohen! Pse të mos i bëni ditët më të bukura për veten dhe fëmijët tuaj? Bëjeni më argëtues mësimin në shtëpi me lojëra, libra, aktivitete Montessori, arte, punime apo lojëra edukative, të cilat mund t’i porositni online nga Mbretëria e Bashkuar, vendi i përkryer për këto lloj blerjesh duke qenë se të gjitha artikujt për fëmijë janë me 0% TVSH dhe më pas EshopWedrop jua dorëzon porositë në vendin tuaj, pa qenë nevoja të dilni fare nga shtëpia.

Është koha për t’u kujdesur për VETEN!
Sa kohë keni që dëshironi të filloni ushtrimet fizike? Tashmë kjo është më e rëndësishme se kurrë, sepse ju ndihmon në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit në formë! Transformoni dhomën e pritjes në palestrën tuaj personale duke shtuar edhe një qilim për joga dhe disa aksesorë fitnesi si pesha, topa, rripa apo litarë për ushtrime fizike! Mund t’i porositni të gjitha online nga Europa & SHBA-ja dhe EshopWedrop jua dorëzon në shtëpi! Do të gjeni këtu një sërë dyqanesh online, zgjidhni atë që dëshironi dhe EshopWedrop do t’ju dorëzojë pakot e porositura! Nëse nuk i parapëlqeni ushtrimet fizike, mund të relaksoheni duke krijuar një SPA në shtëpinë tuaj, të shoqëruar me një gotë verë (oops!!). Keni zgjidhje nga më të ndryshmet për ta kthyer shtëpinë tuaj në një vend relaksues, nga produktet dhe paketat e kujdesit për lëkurën, qirinj me aromë, apo shpërndarësit e aromaterapisë! Oh, dhe mos harroni të vini një muzikë të qetë në sfond dhe do të ndiheni menjëherë më të relaksuar!

Nisni një projekt “bëje vetë”!

Koha për t’u frymëzuar dhe për të pikturuar! Mos u shqetësoni nëse arti nuk ishte lënda juaj e preferuar në shkollë, sepse ne e kemi fjalën për lyerjen e mureve! Ndërrimi i ngjyrës së mureve mund të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj. Mendoni sa më e këndshme do të ishte po të hanit mëngjesin në një kuzhinë me ngjyra të ndezura, para se të drejtoheni për në zyrën tuaj (tashmë dhoma e ndenjes), muret e së cilës janë veshur me një letër muri që përkon me shijen tuaj! Amazon vazhdon veprimtarinë e saj, ashtu si shumë dyqane të tjera online në Europë, kështu që mund t’i porositni artikujt e nevojshëm online dhe të nisni projektin e ridekorimit të shtëpisë tuaj!

Ka plot aktivitete të tjera që mund të zgjidhni! Thjesht sigurohuni që të qëndroni në shtëpi për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve. Nëse duhet të blini, blerjet online janë mundësia më e mirë që keni sepse pakot do të mbërrijnë drejt e në derën tuaj pa qenë nevoja të prisni në radhë. Dilni nga shtëpia vetëm për të blerë ushqime dhe produktet thelbësore, ndërsa të tjerat lijani në dorë EshopWedrop!

EshopWedrop është një shërbim transporti që ju ndihmon nëpërmjet dorëzimit të porosive tuaja online nga Europa & SHBA-ja në Shqipëri, me një kosto të ulët!

Ja si funksionon EshopWedrop:

  • Regjistrohuni me kodin promocional HAPPYU, mjafton vetëm një minutë dhe është FALAS!
  • Pasi të jetë aktivizuar llogaria, ju do të keni akses ndaj adresave të blerjeve në Amerikë & Europë!
  • Blini nga çdo dyqan online jashtë shtetit dhe pasi të keni përfunduar blerjet në faqet online, shënoni adresat e reja të blerjeve EshopWedrop.

Për shembull, nëse dëshironi të blini nga eBay në Mbretërinë e Bashkuar, shtoni artikujt që dëshironi në shportën online dhe pasi të keni përfunduar me blerjet, tek të dhënat personale, në vend të adresës së shtëpisë, shënoni adresën e tuaj të blerjeve që ju është dhënë nga EshopWedrop në Mbretërinë e Bashkuar. EshopWedrop do të marrë pakon tuaj dhe do t’jua dorëzojë në shtëpi me një kosto sa më të ulët.

Ofertë mirëseardhjeje – Do të përdorni EshopWedrop për herë të parë? Kryeni një porosi online dhe ne do të dorëzojmë porosinë tuaj të parë FALAS*!!!

 

 

Në çdo rast, mos harroni se çdo ditë është një ditë e re dhe është në dorën e secilit prej nesh për ta bërë sa më të veçantë! #qëndronitësigurt

*Termat dhe Kushtet:

Për t’u kualifikuar për dërgesën falas nga EshopWedrop, krijoni sot llogarinë tuaj, verifikoni identitetin dhe fitoni akses ndaj adresave tuaja personale të blerjes EshopWedrop. Ulja për dërgesën falas nga EshopWedrop do të aktivizohet automatikisht dhe do të jetë e vlefshme për një muaj duke filluar nga aktivizimi i llogarisë tuaj (që nga momenti kur do të çbllokoni adresat e blerjes EshopWedrop). Kjo ulje është e vlefshme vetëm për tarifat e dërgesave EshopWedrop deri në  1500 Lekë dhe nuk mund të përdoret e bashkangjitur me ulje të tjera të ofruara nga EshopWedrop.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General - October
General - October
Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar