Hyr
4.6
2019-05-01

0% TVSH për artikujt e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar

A e dini se artikujt për fëmijë dhe bebe shiten me 0% TVSH në Mbretërinë e Bashkuar?

Ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë prindërit!

Qeveria angleze ka vendosur që produktet për fëmijë si rrobat, këpucët, pelenat, lodrat dhe librat, duhet të shiten me 0% TVSH, ndërsa djepet, sediljet e posaçme të makinave dhe veturat për fëmijë, shiten me 5% TVSH. Çfarë do të thotë kjo? Që ju mund të blini artikuj shumë cilësorë për çmime shumë më të lira! Faleminderit Mbretëri e Bashkuar!

Pikërisht! Tashmë prindërit mund të blejnë online nga Mbretëria e Bashkuar produkte për fëmijët e tyre, pa paguar TVSH!!!

Sezoni i ngrohtë ka mbërritur dhe ju presin shumë blerje për fëmijët tuaj! Rroba, pelena për not, këpucë të reja, lodra plazhi, libra, kremra dielli… oh, lista është shumë e gjatë! Mundësitë e blerjeve në Shqipëri mund të jenë të kufizuara, por ju mund t’i zgjeroni opsionet duke blerë online jashtë shtetit!

EshopWedrop ju jep mundësinë të blini produkte nga dyqanet online në Europë & SHBA dhe ju mund t’i merrni pakot në Shqipëri, për një kosto të ulët transporti!

Si funksionon EshopWedrop?

  • Blini online nga dyqanet tuaja të preferuara në Europë dhe SHBA.
  • Pasi të keni përfunduar blerjet në faqet e dyqaneve online, në vend të adresës së shtëpisë, shënoni adresën tuaj personale postare EshopWedrop (që mund ta gjeni në llogarinë tuaj EshopWedrop), për të përfituar nga një kosto më e ulët transporti.
  • Të tjerat lijani në dorë EshopWedrop! Ne jua dorëzojmë pakot në adresën që ju dëshironi.

Mjafton të ndiqni këto 3 hapa të thjeshtë dhe ju mund t’i merrni pakot nga jashtë shtetit drejt e në Shqipëri, pa shpenzuar një mal me para për transportin!

OFERTË EKSKLUZIVE – Regjistrohuni sot dhe përfitoni dërgesën tuaj të parë EshopWedrop FALAS *(aplikohen Termat & Kushtet)

Nisni sot udhëtimin tuaj të blerjeve!

Ekipi ynë është gjithmonë në kërkim të uljeve dhe ofertave më të fundit nga markat më të njohura ndërkombëtare. Na ndiqni që sot në Facebook dhe bëjini ato pjesë të listës tuaj të blerjeve për stinën e verës!

Blerje të mbara!
Ekipi EshopWedrop


*Termat dhe Kushtet:

Për t’u kualifikuar për dërgesën falas nga EshopWedrop, regjistrohuni sot për t’u pajisur me adresat tuaja personale postare EshopWedrop. Ulja për transportin falas nga EshopWedrop do të aktivizohet automatikisht dhe është e vlefshme për një muaj duke filluar nga aktivizimi i llogarisë tuaj (që nga momenti kur ju do të pajiseni me adresat tuaja postare EshopWedrop).

Kjo ulje është e vlefshme për tarifat e transportit deri në vlerën 1500 lekë dhe nuk mund të përdoret e bashkangjitur me ulje të tjera të ofruara nga EshopWedrop.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General - October
General - October
Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar