Hyr
4.6
2020-04-14

0% TVSH për të gjithë artikujt për bebe dhe fëmijë

Doni të kurseni para në produktet për bebe dhe fëmijë?

Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria ndihmon çdo familje, pavarësisht të ardhurave, për të qenë në gjendje t’u mundësojë fëmijëve produkte sa më cilësore. Prandaj, të gjitha artikujt për bebe dhe fëmijë, si libra, lodra, veshje, këpucë dhe pelena, janë me 0% TVSH! Ndenjëset e makinave, karrocat, makinat dhe sistemet e udhëtimit për fëmijë janë me 5% TVSH, që është një mundësi e shkëlqyer për të gjitha familjet!

Kjo do të thotë se të gjitha markat, përfshirë edhe ato më të mirat në botë, janë të detyruara me ligj që t’i sheshin artikujt për fëmijë me një çmim sa më të ulët!

Duket një mundësi e shkëlqyer, por sa keq që nuk mund ta përfitojmë atë në Shqipëri, apo jo?
Në fakt, tashmë kjo është e mundur, falë EshopWedrop! Ju mund të përfitoni nga çmimet e ulëta në Mbretërinë e Bashkuar, duke blerë në çdo dyqan online dhe EshopWedrop jua sjell pakot në Shqipëri! Ne jemi një shërbim inteligjent dërgesash online që mund të dorëzojë pakot tuaja nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri!

Si funksionon?

  • Regjistrohuni – Regjistrimi në faqen tonë zyrtare është FALAS dhe i shpejtë!
  • Aktivizoni – Verifikoni identitetin tuaj dhe pajisuni me adresat ndërkombëare të blerjeve EshopWedrop!
  • Blini online – Ju mund të porositni nga çdo faqe online në SHBA, Mbretëri të Bashkuar, dhe Itali, duke përdorur adresat postare EshopWedrop pas përfundimit të blerjeve online.

Për shembull, nëse doni të blini nga John Lewis në Mbretërinë e Bashkuar, mjafton të shtoni artikujt që dëshironi në shportën online dhe pas përfundimit të blerjeve, tek të dhënat, shënoni adresën britanike EshopWedrop, me të cilën jeni pajisur. Pakoja do të mbërrijë në magazinën tonë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe më pas ekipi ynë i shkëlqyer EshopWedrop do t’jua dërgojë në Shqipëri! Pasi pakoja të ketë mbërritur në vendin tuaj, ju mund të zgjidhni nëse doni ta tërhiqni vetë apo t’ju dorëzohet në shtëpi.

Ofertë ekskluzive!
Regjistrohuni sot duke përdorur kodin promocional ESPA dhe fitoni dërgesën e parë FALAS!

*Termat dhe Kushtet:
Për t’u kualifikuar për dërgesën falas nga EshopWedrop, verifikoni identitetin tuaj dhe zbuloni adresat postare të blerjeve EshopWedrop. Ulja për dërgesën falas nga EshopWedrop do të aktivizohet automatikisht dhe do të jetë e vlefshme për një muaj që nga aktivizimi i llogarisë tuaj (që nga momenti kur zbuloni adresat postare të blerjeve EshopWedrop). Kjo ulje vlen vetëm për tarifat e dërgesave EshopWedrop deri në vlerën 10 EUR dhe nuk mund të përdoret e bashkangjitur me ulje të tjera të ofruara nga EshopWedrop.

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar