Hyr
4.6
2019-05-22

0% TVSH për artikujt e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar

A e dini se artikujt për fëmijë dhe bebe shiten me 0% TVSH në Mbretërinë e Bashkuar?

Qeveria angleze ka vendosur që produktet për fëmijë si rrobat, këpucët, pelenat, lodrat dhe librat, duhet të shiten me 0% TVSH, ndërsa djepet, sediljet e posaçme të makinave dhe veturat për fëmijë, shiten me 5% TVSH. Çfarë do të thotë kjo? Që ju mund të blini artikuj shumë cilësorë për çmime shumë më të lira! Faleminderit Mbretëri e Bashkuar!

Ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë prindërit!
Tashmë ju mund të porosisni online pa kufij dhe EshopWedrop jua dorëzon pakot në adresën tuaj!

Sezoni i ngrohtë ka mbërritur dhe ju presin shumë blerje për fëmijët tuaj! Rroba, pelena për not, këpucë të reja, lodra plazhi, libra, kremra dielli… oh, lista është shumë e gjatë!

Mundësitë e blerjeve në Shqipëri mund të jenë të kufizuara, por ju mund t’i zgjeroni opsionet duke blerë online jashtë shtetit, ku do të gjeni një shumëllojshmëri produktesh me çmime më të lira!

Blini produkte nga dyqanet online në Europë & SHBA, ose nga Mbretëria e Bashkuar ku artikujt për fëmijë blihen me 0% TVSH dhe EshopWedrop jua dorëzon pakot në Shqipëri për një kosto të ulët transporti!

Si funksionon EshopWedrop?

  • Blini online nga dyqanet tuaja të preferuara në Europë dhe SHBA.
  • Pasi të keni përfunduar blerjet në faqet e dyqaneve online, në vend të adresës së shtëpisë, shënoni adresën tuaj personale postare EshopWedrop (që mund ta gjeni në llogarinë tuaj EshopWedrop), për të përfituar nga një kosto më e ulët transporti.
  • Të tjerat lijani në dorë EshopWedrop! Ne jua dorëzojmë pakot në adresën që ju dëshironi.

Mjafton të ndiqni këto 3 hapa të thjeshtë dhe ju mund t’i merrni pakot nga jashtë shtetit drejt e në Shqipëri, pa shpenzuar një mal me para për transportin!

Shihni më poshtë disa këshilla blerjesh për fëmijët tuaj:

Veshje & Këpucë
Asda George
Next
Crocs
TK Maxx
Gap Baby

 

Libra & Lodra
Waterstones
TK Maxx
Argos
Smyths

 

Vetura për fëmijë & sedilje të posaçme makinash
Mothercare
Amazon
Smyths
Amazon

Ekipi ynë është gjithmonë në kërkim të uljeve dhe ofertave më të fundit nga markat më të njohura ndërkombëtare. Na ndiqni që sot në Facebook dhe bëjini ato pjesë të listës tuaj të blerjeve për stinën e verës!

Blerje të mbara!
Ekipi EshopWedrop

Duke përdorur faqen e internetit të Eshopwedrop ju pranoni përdorimin e cookies siç përshkruhet në politikën tonë të cookie-t. Read more

General - October
General - October
Ju lutemi prisni derisa ne do të vërtetojmë kodin tuaj Postar